Ministri Damka pëlqen fotografinë e mikut të tij me Vuçiqin, që i dha medalje të artë - NACIONALE

Ministri Damka pëlqen fotografinë e mikut të tij me Vuçiqin, që i dha medalje të artë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Fikrim Damka, ministër në largim i Qeverisë Kurti është parë se ka pëlqyer fotografinë e një personi, babai i të cilit mori medalje të artë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Në një foto të publikuar në Instagram, Fevki Silik, njofton se babai i tij, Fevzi Silik ka marrë medalje të artë nga Vuçiq.

“Sot, presidenti i shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dha një medalje të artë për babain tim…” – thuhet në këtë postim.

Të njëjtin, ministri i Qeverisë së Kosovës e ka pëlqyer.

Burime të Nacionales kanë thënë se Fevzi Silik ishte pronar i një hoteli me emër “Bnosphorus” në Serbi, dhe i afërt me Vuçiqin.

Por përveç me Vuçiqin, sipas këtij burimi ai ka qenë i afërt edhe me Damkën, e madje kishte dhënë donacione për disa nga fushatat zgjedhore të tij.

I njëjti, edhe kishte sjellur një auto ambulancë nga Serbia për spitalin rajonal të Prizrenit, me ndërhyrjen e Damkës.

Po ashtu, Ercan Silik, këshilltar i Damkës dhe kandidat për deputet, është djali i vëllait të Fevzi Silik.

Lajme të ngjashme