Miftaraj: Janë disa faqezinj që vajtojnë pse Këshilli i Sigurimit të OKB nuk e ka themeluar Gjykatën Speciale - NACIONALE

Miftaraj: Janë disa faqezinj që vajtojnë pse Këshilli i Sigurimit të OKB nuk e ka themeluar Gjykatën Speciale

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar ata që mendojnë se më mirë për Kosovën do të ishte që Gjykata Speciale të themelohej nga Këshilli i Sigurimit të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se të tillët janë faqezinjtë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se të tillëve iu ka mbetur merak që UÇK-ja të dënohej nga gjykatës rus dhe kinez.

“Janë disa faqezinj që ende vajtojnë që Këshilli i Sigurimit i OKB nuk e ka themeluar Gjykatën Speciale. Ju ka mbetur shumë merak që kjo gjykatë të ishte e mbushur me hetues, prokuror e gjykatës Kinez e Rus. Vetëm keshtu do kishin super siguri se UÇK taman do të ishte gjykuar sipas preferencave të tyre”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme