Mbajtja e zgjedhjeve jashtë përfaqësive diplomatike: KQZ në shkelje të rëndë të ligjit, organizon votim në restorante dhe ambiente religjioze - NACIONALE

Mbajtja e zgjedhjeve jashtë përfaqësive diplomatike: KQZ në shkelje të rëndë të ligjit, organizon votim në restorante dhe ambiente religjioze

1 muaj më parë

nga Muhamet Koci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të hapur qendra shtesë të votimit jashtë përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës.

Një veprim i tillë është në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe praktiken e deritashme zgjedhore.

Ajo që e bën edhe më shqetësues vendimin është fakti se shumica e këtyre qendrave do të vendosen në ambiente private, përfshirë restorante, lokale dhe hapësira të tjera, të cilat nuk janë të përshtatshme dhe larg standardeve shtetërore.

Pasi KQZ-ja ka publikuar adresat, gazeta Nacionale ka hulumtuar dhe ka siguruar pamje të vendeve ku do të organizohen këto zgjedhje.

Nacionale ka raportuar edhe dje se vendimi i KQZ-së për të organizuar votime jashtë ambasadave dhe konsullatave është jashtë çdo praktike të njohur zgjedhore dhe bie ndesh me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregulloren zgjedhore të KQZ-së për organizimin e votimit jashtë Kosovës.

Madje, ky vendim i KQZ-së bie ndesh ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregulloren zgjedhore të KQZ-së për organizimin e votimit jashtë Kosovës.

Sipas nenit 96, paragrafi 8, KQZ kërkon nga MPJ, listën e të gjitha përfaqësive diplomatike, bashkë me detajet e nevojshme mbi hapësirën e objekteve dhe t’i përshtat hapësirat e objekteve të përfaqësive diplomatike në vendvotime sipas kritereve të përcaktuara nga KQZ.

KQZ kërkon nga MPJ, listën e të gjitha përfaqësive diplomatike, bashkë me detajet e nevojshme mbi hapësirën e objekteve. Ministria e Punëve të Jashtme obligohet që t’i ofrojë KQZ-së të gjitha informacionet e kërkuara brenda tre (3) ditë, nga dita e pranimit të kërkesës. MPJ përshtat hapësirat e objekteve të përfaqësive diplomatike në vendvotime sipas kritereve të përcaktuara nga KQZ”, thuhet në ligj.

Në mbështetje të propozimeve të Ministrisë së Jashtme që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, e cila është në koalicion me partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje, janë deklaruar përfaqësuesit e këtij subjekti politike, Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi. Por, kalimi i vendimit u bë i mundur me votën e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqit dhe tre anëtarëve nga radhët e komuniteteve.

Sipas vendimit të miratuar me 6 vota për dhe 5 kundër, KQZ do të hapë 10 qendra votimi shtesë, ashtu siç ka propozuar Ministria e Jashtme.

Sipas KQZ-së, 5 qendra do të hapen në Gjermani, 3 në Zvicër dhe nga 1 në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. 45 vendvotime do të hapen në këto qendra dhe për të votuar mund të regjistrohen 40,850 votues.

Zgjedhje në restorante

Gazeta Nacionale ka shikuar përmes “Google” adresat e qendrave shtesë të votimit që janë dorëzuar nga MPJD që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Me anë të fotografive kuptohet me shumë se çfarë aktivitetesh organizohen në këtë ambiente të cilat janë përzgjedhur nga ministria e Gërvallës.

Më poshtë gazeta sjell fotografitë e restoranteve dhe qendrat fetare ku do të organizohet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjermani, Zvicër dhe ShBA.

Vendi: Cyrih

Adresa: Bahnhofstrasse 163, 8620 Wetzikon

Emri: Restaurant Krone Kronensaal

Vendvotime: 4

Votues: 3,800

Vendi: Bernë

Adresa: Effingerstrasse 20, 3008 Bern

Emri: Qendra e kongreseve ALLRESTO

Vendvotime: 5

Votues: 4,750

Vendi: Gjenevë

Adresa: Rue Francois-Durafour 17, 1220 Les Avanchets

Emri: Salle des fêtes Avanchet-Salève

Vendvotime: 4

Votues: 3,800

Vendi: Dyseldorf

Adresa: Karl-Hohmann-Straße 70, Düsseldorf

Emri: Eventcenter Benrath

Vendvotime: 5

Votues: 4,750

Vendi: Franfurt

Adresa: An der Jupitersaule 10, 61350 Bad Homburg

Emri: Saalburg Landgasthof

Vendvotime: 3

Votues: 2,850

Vendi: Nju Jork

Adresa: 90 Riverdale Rd, Riverdale, NJ 07457

Emri: Albanian American Cultural Center “Struga”

Vendvotime: 3

Votues: 2,850

Lajme të ngjashme