Marrëdhëniet me ShBA-në tash Kurti i premison mbi ‘patriotizmin’ e vet: 2024’a e tensionuar Prishtinë - Uashington - NACIONALE

Marrëdhëniet me ShBA-në tash Kurti i premison mbi ‘patriotizmin’ e vet: 2024’a e tensionuar Prishtinë - Uashington

3 javë më parë

nga NACIONALE

Me garantuesin e vet primar të sigurisë në vend e deri te avokati i saj më i madh në botë, Kosova la pas një vit marrëdhëniesh të tensionuara – me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prej frazave të stërjeshtuara morfologjikisht se “marrëdhënia” aq sa është marrje është edhe dhënie – duke ia mëveshuru ShBA-së veç kërkesën për marrjen, por jo gatishmërinë për dhënie – e deri ashpërsia se marrëdhëniet e mëparme Kosovë-ShBA kanë shkëlqyer në “servilitet”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ditur që të orbitojë larg zhargonit të kujdesshëm diplomatik.

Më së fundi, tash që Donald Trump pritet të vijë në krye të ShBA-së, ai marrëdhëniet i premisoi mbi “patriotizmin” e vet si lider: që, sipas tij, ShbA e “e kupton” më mirës se kushdo tjetër.

T’i hymë me rend...nga fillimi i vitit: dinari serb.

Me të nisur viti, Qeveria e Kosovës – duke e dhënë për vendim të pavarur të BQK’së – ndaloi valutën serbe që të hyjë dhe operojë në vend. Këtu amerikanët i përvoshën mëngët: jo ndaj legalitetit dhe arsyeshmërisë së vendimit, por etikën e zbatimit.

Mënyra e zbatimit thjesht-ashtu zgjoi një indinjatë te qeveria amerikane, ku ishte lëshuar një nga reagimet më të rënda ardhë nga një zyrtar i lartë i ShBA-së.

Ndihmës Asistent Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, pati thënë për Zërin e Amerikës se po se qeveria kosovare do të operojë më mënyrë mospartneriteti me me ShBA-në, edhe ShBA-ja do ta reciprokojë. “Nuk bëjë kërcëniem të vagëta”, pati thënë O’Brien.

“Instrumentalizimi i Policisë së Kosovës”.

Për herë të parë ShBA-ja e kishte lëshuar fjalorin për të treguar që Qeveria e Kosovës kishte, në sy dhe dijeni të tyre, “instrumentalizuar” policinë kosovare – për herë të parë për çështjen e ndalimi të një furgoni që po bartte para (dinarë) në një fshatë banuar me serbë.

Ata e kuptojnë çka do të thotë udhëheqësi patriotik; askush sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kupton se çfarë do të thotë udhëheqësi patriotik.

Këtë frazim qeveria amerikane e mbajti të gjallë edhe pas mbylljes së disa strukturave paralalele (të paligjshme, edhe sipas vetë ShBA-së në raportet e DASh)

Dështimi i Qeverisë së Kosovës që t’u përgjigjet këtyre kërkesave, reflekton një përkeqësim real dhe në rritje në partneritetin tonë. Ashtu siç kemi theksuar më parë, veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës vendosin qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në një rrezik më të madh, eskalojnë panevojshëm tensionet rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtarë”, shkruante ShBA-ja.

Në raport me Policinë e Kosovës, ShBA-ja shkruante se krahas veprimeve sipas tyre “të instrumentalizuara” nga politika, “do të ndikojnë në natyrën dhe cilësin e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Brendshme dhe elementët vartës të saj”.

Ish-Zëvendës Ndihmës Sekretari ameirkan i Shtetit, Gabriel Escobar, në konferencën e tij të fundit për gazetarë – kur tashmë ishte bllokuar anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës – pati njoftuar se Kosova ka moskomunikim të madh me botën perëndimore, prej ShBA-së, BE-së, QUINT-it dhe vetë NATO-n.

“Kurti i interesuar të demonstrojë pushtet”

Të interesuar të demonstrojnë pushtet e jo t’u shërbejnë qytetarëve të vet .

Kështu e pati përkthyer në leximin amerikan ‘veprimet e pakoordinuara’ të qeverisë kosovare, në vizitën e tij të fundit në rajon Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien.

Duke folur për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), O’Brien, foli për pasojat që kanë rënduar mbi Kosovën si pasojë e veprimeve të pakonsultuara me partnerët e saj, përkatësisht me Shtetetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasoja ‘më e madhe’, tha ai, ishte moslejimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Sa për atë nëse gjërat janë të koordinuara ose jo, unë veçse publikisht kam thënë që sjellja e qeverisë në Prishtinë – ato (veprimet) nuk po koordinohen me neve partnerët, e as me NATO-n”, tha Jim O’Brien.

“Rrjedhimisht, dyshimi ngritet që kjo qeveri (e Kosovës) është më shumë e interesuar të demonstrojë fuqi se sa të lejojë jetë të përditshme normale për komunitetet loale dhe popullin e vet”, tha Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit.

Por e tëra kjo, vazhdoi O’Brien, ka pasoja: më së theksueshmi përmendi Këshillin e Evropës.

“Por, për këtë ka pasoja, dhe më e madhja ishte që shtete të mëdha evropiane nuk e lanë Kosovën të anëtarësohej në Këshill të Evropës. Dhe krejt kjo për shkak se nuk ka koordinim”, ka thënë O’Brien.

Ardhja e Trump...

Mes pasigurive të mëdha që qëndrojnë në horizont se çka do të sjellë administrata Trump – dhe me të, edhe arçnemesisi i Albin Kurtit, Richard Grenell – Kryeministri i Kosovës, mbrëmë në RTK u shpreh optimist në marrëdhënie të afërma me një arsye të vetme të cilën e premisoi: patriotizmin.

Pyetja: Grenelli nuk ju thotë diçka si emër?

Kurti: Ata e kuptojnë çka do të thotë udhëheqësi patriotik...

Lajme të ngjashme