Manxhuka i VV-së i bindur në sukses për targat: Marrëveshja u arrit mbi pikat e synuara të hënën - NACIONALE

Manxhuka i VV-së i bindur në sukses për targat: Marrëveshja u arrit mbi pikat e synuara të hënën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arlind Manxhuka, sekretari për media dhe informim i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka shpallur të suksesshme marrëveshjen e sonte në Bruksel për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kush qëndron fiton!”, shkroi fillimisht Manxhuka, statusi i të cilit mori shumë reagime kundërshtuese nga komentues të ndryshëm.

Pak minuta më pas, Manxhuka pretendoi se gjërat si; Serbia heq dorë nga targat ilegale, Kosova nuk shqipton gjoba, palët dakordohen për të diskutuar në lidhje me propozimin franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat u synuan në takimin e se hënës, u arritën sot.

Postimi:

Lajme të ngjashme