Lushaku-Sadriu: I bëj thirrje qytetarëve që të vendosin për platformën që përmirëson jetën e tyre - NACIONALE

Lushaku-Sadriu: I bëj thirrje qytetarëve që të vendosin për platformën që përmirëson jetën e tyre

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të votojnë programin e LDK-së.

Lushaku-Sadriu në Debat Plus ka kërkuar që të votohet platforma e LDK-së, e cila ofron mirëqenie për qytetarët dhe që lehtëson jetën e tyre.

“Qytetarët tonë kanë me përcaktu kush sa fiton, cilat platforma garuese, po e shohim tash cilat platforma garuese. Por nga këtu iu bëj thirrje qytetarëve që kësaj here posaçërisht shumë serioz në përzgjedhje, të marrin dhe të vendosin për platformat që ndikojnë në jetën e tyre, jetën e familjeve, që ulin koston edhe që ua lehtësojnë jetën dhe që ua jepin privilegjin mos me jetu në një shtet me sanksione.” – ka thënë ajo.

Ndër të tjera, ajo ka përmendur që Kosova është shtet me sanksione.

“Në vitin 2025 është paradosk i llojit të vet që nga një shtet me shumë aleatët, nga një shtet që s’kemi qenë shtet e jemi bërë shtet demokratike, me të gjitha parakushtetet që të bëhemi shtet shembull për Ballkanin, ne jemi në një shtet me sanksione.” – ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se sanksionet mund të hiqen me dialog.

Lajme të ngjashme