Lulzim Peci: VV-ja duke e vendosur në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovë, po i kontribuon ndarjes së vendit
Njohësi i çështjeve politike, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit dhe Haxhiut se Kosova nuk është shtet multietnik.
Peci ka thënë se me këtë gjuhë, VV-ja po i shërben ndarjes së Kosovës.
Postimi:
Mbaruam me keto ide te “ridefinimit elektoral” te shtetit te Kosoves, te cilat ama bash asnje te mire nuk i sjellin atij!
Po, Kosova eshte shtet unik, pasi nuk eshte federate dhe nuk posedon forma te autonomise rajonale me kapacitet legjislativ!
Po, Kosova eshte edhe shtet multietnik, pasi ajo i garanton me kushtetute dhe ligje te drejtat e komuniteteve jo shumice, duke perfshi ketu edhe te drejtat e avancuara te komunitetit serb ne nivel lokal dhe nacional.
VV, duke e pruar ne pikepyetje karakterin multi-etnik te Kosoves, po i kontribon me vetedije te plote opcionit te de-unitarizimit, apo edhe me keq, ndarjes se vendit tone!
Nese dikush mendon se mund te beje cfare t’i teket ne kete vend, dhe kalon pa pasoja te renda e ka shume gabim!