“Lista Serbe kopjoi VV-në”: Konjufca qortoi Listën Serbe për bojkot, “harron” se njëjtë kishte bërë edhe VV-ja kur ishte në opozitë - NACIONALE

“Lista Serbe kopjoi VV-në”: Konjufca qortoi Listën Serbe për bojkot, “harron” se njëjtë kishte bërë edhe VV-ja kur ishte në opozitë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe deputetët e VV-së dje kanë qortuar ashpër deputetët e Listës Serbe, të cilët dje kishin shkruar në seancë të Kuvendit për t`u nëshkruaj dhe për të mos e humbur mandatin.

Kryeparlamenatri dhe kolegët e tij partiakë kanë kritikuar ashpër deputetët serb që po i keqpërdornin parat e taksapaguesve të Kosovës.

Por, Konjufca dhe deputetët e VV-së dje nuk e kishin parasysh një gjë.

Ata kishin harruar se të njëjtin veprim e kishte bërë VV-ja kur ishte në opozitë.

Sikurse deputetët e Listës Serbe, edhe deputetët e VV-së, në vitin 2016, me muaj të terë e kishin bojkotuar punën e Kuvendit të Kosovës.

Madje, gjatë atij viti edhe ata një herë ishin paraqitur në një seancë të Kuvendit vetëm për të mos i humbur pagat dhe për t`i ruajtur mandatet.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe dy ish-deputetët e VV-së, Ilir Deda dhe Aida Dërguti.

Në emisionin “Rubikon”, në Klan Kosova, ata kanë bërë me dije se Lista Serbe me bojkotimin e punës së Kuvendit po e kopjon VV-në.

Deda ka treguar se në vitin 2016 edhe deputetët e VV-së ishin shkuar në Kuvend vetëm një herë për 6 muaj.

Kur kemi qenë në opozitë njëjtë, unë nuk u pajtojsha me opozitën e bashkuar, me veprimet e tyre, dhe ata e bojkotojshin qështu kuvendin dhe vishin u nënshkruajshin një herë në 6 muaj. E unë isha tradhtari”, ka thënë Deda.

Edhe ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Ajo ka thënë se Lista e Serbe e ka kopjuar VV-në.

Ky lloj bojkoti opozitarë ka fillua prej nesh në atë kohë, kur kemi qenë në opozitë. Pra, Lisat Serbe nuk ka vepruar kurgjo tjetër përveç se ka imitu Vetëvendosjen kur ka qenë në opozite. Diçka që e kemi përdor si mjet opozitarë bojkotimin e Kuvendit në afat prej 6 muajsh, jemi shku jemi paraqitur një herë për të mos e humbur mandatin dhe prapë e kemi vazhduar bojkotin”, ka thënë Dërguti.

Çka tha Konjufca e VV-ja?

Paraqitje e deputetëve të Listës Serbe dje në Kuvend ka nxitur reagimin e ashpër të deputetëve të partisë në pushtet. Madje, këta të fundit nuk i lejuan deputetët serbë të uleshin në vendet e tyre.

Derisa deputetë në fjalë debatonin në sallë, kishte ndërhyrë kryeparlamentari Glauk Konjufca, duke ndërprerë seancën.

I pari i Kuvendit i kishte akuzuar deputetët serb se po paraqiten në Kuvend vetëm një herë në 6 muaj.

Sipas tij, një gjë e tillë është keqpërdorim i taksave të qytetarëve.

Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E me të vërtetë patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë gjashtë muaj vini në Kuvend vetëm për me i keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër, e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel, Radoiçiqit. Në të njejtën kohë, keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë.”, ka thënë Konjufca.

Kjo deklaratë e Konjufcës është shpërndarë nga eksponentë të shumtë të VV-së.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, kishte kritikuar deputetët e Listës Serbe.

Ndonëse vetë kishte komunikuar me Milan Radoiçiqin, ajo i kritikon deputetët serb se janë nën dirigjimin e kriminelit serbe.

Sot ishim dëshmitarë të një provokimi nga ana e deputetëve të Listës Serbe. Ata siç e kanë bërë zakon shfaqen një herë në 6 muaj e në ndërmjet i bëhen krah jo qytetarëve të Kosovës por terroristëve dhe gjithë atyre që i mbështesin politikat agresive të Vuçiqit. Po siç e tha Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca s’kanë çka kërkojnë mbështetësit e kryeterroristit në Kuvendin e qytetarëve”, kishte shkruar Kusari-Lila në profilin e saj në “Facebook”.

Veprimi i Konjufcës dhe VV-së është kritikuar nga monitoruesit e Kuvendit.

Përmes një reagimi për media, KDI që monitoron punën e Kuvendit, ka vlerësuar se pengimi i deputetëve serbë ishte i jashtëligjshëm.

Gjatë seancës së sotme plenare, deputetët e grupit parlamentar të Listës Serbe janë penguar jashtëligjshëm nga Kryetari i Kuvendit dhe deputetët e shumicës parlamentare, për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit. Megjithëse Lista Serbe ka bojkotuar punimet e Kuvendit që nga viti 2022, dhe të njëjtit janë paraqitur në Kuvend vetëm për qëllime të mospërfundimit të mandatit, pengimi i tyre në seancën e sotme përbën cenim të mandatit kushtetues të deputetit”, është thënë në reagimin e KDI-së, duke e kritikuar edhe Listën Serbe për bojkot.

“KDI, në vazhdimësi ka kritikuar Listën Serbe për mospjesëmarrje në punën e Kuvendit, duke vlerësuar që mospjesëmarrja e tyre e minimizon hapësirën për komunikim midis komuniteteve jo-shumicë dhe pushtetit. Për më keq, mospjesëmarrja e Listës Serbe ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në procedurat ligjvënëse, sidomos për ato që kërkojnë shumicën e dyfishtë”, është thënë në reagimin e KDI-së.

Lajme të ngjashme