Limaj tregon si sfidohet Kurti në zgjedhjet e ardhshme: Duhen dy-tri grupime të fuqishme opozitare që e maksimalizojnë votën
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar se cilat mund të jetë rruga e opozitës për të mposhtur Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Ai ka bërë me dije se një grup i bashkuar mund t’i bënte ballë Albin Kurtit.
Gjatë një interviste në Kanal 10, LImaj ka thënë se duhet të jetë dy-tre pole që e maksimalizojnë votën.
“Unë mendoj se duhet me u bë dy-tri pole, minimum tri grupime të fuqishme që e maksimalizon votën opozitare”, ka thënë Limaj.
Sipas tij, këto kampe duhet të jen kandidatura serioze.
“Unë besoj që, kandidatura serioze me një infrastrukturë serioze të dy kampeve të mëdha, seriozisht mund të futen në garë për vendin e parë, dhe unë besoj fort, jo opozitarizmin e fortë po seriozisht jam i bindur që ai kandidat do të jetë kryeministër i Kosovës. Me pas garë përnime, me pas alternativë përnime, e me pas një ekip të komponuar mirë, e një ekip që ka tjetër objektiv, me fitu votën, e mu pa si alternativë serioze e jo thjeshtë sa për dekor edhe me ba garën e të tretit e të dytit siç ka ndodh në të kaluarën”, është shprehur ai.