Limaj nga Prekazi: Nga emblema e lirisë zotohem për avancimin dhe fuqizimin e vendit tonë
Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, është zotuar për avancimin dhe fuqizim të shtetit të Kosovës.
Këtë zotim ai e ka bërë nga kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku koalicioni AAK-Nisma e ka hapur fushatën duke bërë homazhe.
“Nga Prekazi i Adem Jasharit, nga emblema e lirisë, nga ku nisën celulat e para të lirisë dhe pavarsisë së Kosovës, duke u zotuar për avancimin dhe fuqizimin e vendit tonë”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në “Facebook”.