Liberalizimi i tregut të energjisë: ZRrE-ja vazhdon heshtjen përballë aktgjykimit të Komerciales, a do të veprojë Prokuroria?
Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nuk e ka thënë asnjë fjalë për aktgjykimin e Gjykatës Komerciale, i cili ka anuluar në tërësi njoftimin për daljen në treg të hapur të bizneseve me mbi 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim në vit.
Ndonëse afati i paraparë nga ZRrE për bizneset ka kaluar dje, ky institucion nuk ka dhënë asnjë sqarim se si do të veprojë për aktgjykimin e Komerciales.
Ende nuk duhet nëse ZRrE do ta zbatojë vendimin e Supremes apo do t`i qëndroi besnik njoftimin të vet.
Aktorët ekonomik dhe avokatët e disa kompanive kanë bërë me dije se njoftimi i ZRrE-së për bizneset është rrëzuar tashmë nga gjykata.
Nëpërmjet një komunikate për media, Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë me dije se njoftimi i ZRrE-së për daljen në treg të hapur të bizneseve është anuluar në tërësi.
“Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRRE-së për anulimin e vendimit. Me aktgjykimin e fundit të datës 29.07.2025, KA.nr.301/25, Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, Departamenti për Çështje Administrative, ka anuluar në tërësi njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) të datës 12.03.2025, përmes të cilës janë njoftuar kompanitë për kalimin e detyrueshëm në tregun e hapur të energjisë elektrike”, është thënë në komunikatë.
Sipas OEK-së ZRRE-ja është e detyruar të zbatojë aktgjykimet përfundimtare të gjykatës.
Edhe avokatja Blinera Osmani ka thënë se aktgjykimi i Komerciales ka efekt juridik për të gjitha kompanitë e prekura nga vendimi dhe njoftimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).
Në emisionin “Rubikon”, ajo ka treguar se gjykata vendimin e ZRrE-së e ka shpallur të kundërligjshëm.
“Ne kemi pranuar një aktgjykim nga Gjykata Komerciale, shkalla e parë, në bazë të të cilit, në pikën e parë, 2 dhe 3 të dispozitivit të aktgjykimit ka vendosur që në mënyrë meritore, vendimi dhe njoftimi për treg të lirë i lëshuar nga ZRrE është i kundërligjshëm. Gjithashtu, përmes dispozitivit të njëjtë, saktësisht pikës 4, ka vendosur që në tërësi të bëhet pezullimi i vendimit dhe njoftimit, përderisa në mënyrë meritore të vendoset në shkallshmëri të tjera të gjykatave. Rrjedhimisht i bie që përderisa ne e kemi një aktgjykim që ka trajtuar në mënyrë meritore ligjshmërinë e procesit të liberalizimit të energjisë elektrike, masa pezulluese do të vjen në fuqi në momentin që është marrë aktgjykimi dhe do të ketë efekt juridik për të gjitha bizneset”, ka thënë Osmani.
Deri me tani as Ministrja e Ekonimisë nuk ka dhënë ndonjë sqarim se si do të veprohet me tutje. Ndonëse në ditët e fundit thirrjet kanë qenë të mëdha që ZRr-ja të anuloi njoftimin, as qeveria nuk është deklaruar në lidhje më këtë çështje.
Deri me tani as Ministrja e Ekonomisë nuk ka dhënë ndonjë sqarim se si do të veprohet me tutje. Ndonëse thirrjet ndaj ZRrE-ja për anulimin e njoftimit kanë qenë të mëdha, as qeveria nuk është deklaruar në lidhje më këtë çështje.
Një ditë me parë, edhe deputetja e LDK-së, Hymete Bajrami, i ka kërkuara Zyrës së Rregullatorit për Energji që të pezulloi vendimin për përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se janë në rrezik mbi 140 mijë vende pune.
“Zyra e Rregullatorit për Energji, nëse sot nuk e pezullon vendimin për përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji, do të hyjë në histori si armiku më i madh i ekonomisë në vend. Janë në rrezik mbi 140 mijë vende pune dhe valë e re inflacionit për secilin produkt. E kemi thënë që në fillimi: nuk ka treg të lirë, bizneset nuk janë të përgatitura, as institucionet, andaj bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor. Prokuroria nuk duhet të ketë pardon për bordin e ZRRE-së. Nuk duhet të lejohet asnjëherë që njerëz që paguhen me para publike me punu për interesa private”, ka shkruar ajo, duke kërkuar nga prokuroria që të veprojë.
“Le të tregojë ZRRE-ja si institucion mbikëqyrës: • Pse bizneset e përjashtuara nga tregu i rregulluar ende nuk i kanë faturat e muajit qershor? • Pse importi i energjisë në qershor është rritur 800% krahasuar me muajin maj? • Kush janë përfituesit e kësaj skeme? Emrat tashmë dihen: EFT-ja e Vuk Hamoviqit, tregtarët tjerë me nga dy punëtorë, e tash e tutje në rrethin e përfituesëve pritet me hy edhe kompanitë e licensuara së voni nga ZRrE-ja që kanë lidhje të ngushta me politikën. ZRrE po sakrifikon ekonominë, prodhimin vendor dhe 140 mijë vende pune për interesa mafioze. Prokuroria, o sot, o kurrë!”, ka shkruar ajo.