"Lexoje marrëveshjen": Fërkimi mes Escobarit dhe Vuçiqit për Asociacionin, çka po ndodh? - NACIONALE

"Lexoje marrëveshjen": Fërkimi mes Escobarit dhe Vuçiqit për Asociacionin, çka po ndodh?

10 muaj më parë

nga Xhezair Dashi

Kohëve të fundit presioni më i dukshëm ndërkombëtar është parë të rëndojë mbi palën kosovare në raport me Marrëveshjen Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kërkesat dhe thirrjet më të shpeshta janë ato për formimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe. Në anën tjetër, pala serbe, vërehet të jetë e kursyer nga presioni, së paku për aq sa ky presion mund të depërtojë në publik. Kosova s’kursehej të kritikohej si shkelëse e marrëveshjes as kur e pati “dekomisionuar” Ekipin Menaxhues ndonëse mandati i tyre shpenzohej me të paraqitur një draft-Statut, ndërsa Serbia, qëndronte rehat.

Megjithatë, vetëm kohëve të fundit, dhe atë amerikanët, dhanë sinjale se kanë çka të kërkojnë edhe prej palës serbe, përkundër presionit njëanësor ndaj Kosovës. Ishte Derek Chollet, Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili gjatë një raportimi në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, tha se asnjëra palë nuk po shquhet për zbatimin e marrëveshjes. Ditë më pas, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, tha se Kosova, po, duhet të formojë Asociacionin ndërsa pala serbe duhet të nis të njohë dokumentet shtetërore, simbolet “dhe disa gjëra të tjera”.

Por, ku është pakënaqësia e thellë serbe me amerikanët, dhe në veçanti me Gabriel Escobar’in dhe Derek Chollet’it? Kjo, edhe pse nën sipëfaqe, del të jetë jo e pakët.

Ishin Chollet dhe Escobar ata të cilët më 31 janar do të skiconin përmes një Op/Ed-i se “çka është” dhe “çka nuk është” Asociacioni, ndërsa esenca e saj shpjegohej të ishte në funksionin koordinativ dhe aranzhues mes punëve të komunave të banuara me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse asokohe ishte ende i ngurtë në (mos)pranimin e Asociacionit, këtë “shtyllë” amerikane do ta përvetësonte në qëndrim të tij negocues, krahas “shtyllës së kushtetuetshmërisë” dhe “shtyllës evropiane” të artikuluar në letrën e Ish-Përfaqësues së Lartë të BE’së, Federica Mogherini.

Ishte 27 shkurti dhe 17 marsi kur Kurti këtë qëndrim e kishte bërë kyç. Saktësisht ditën e nesërmve nga Ohri, Vuçiq do të dilte në konferencë për media ku do të ankohej para publikur serb për qëndrimin që kishte mbajtur Kurti rreth Asociacionit. Fjala ishte për “shtyllën” amerikane të Kurtit, të artikuluar në Op/Ed’in e Chollet-Escobar.

Si mund të jetë një Op/Ed burim i së drejtës?”, ankohej e pyeste ai në konferencë për media, teksa thoshte se Asociacioni duhet të bëhej sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015. “Mos më folni për përalla që Asociacioni të jetë sipas Kushtetës së Kosovës”, thoshte ai, ndërsa kryesisht për kritika e hidhte në publik ventrilokistin e tij, Petar Petkoviq.

Kjo, megjithatë, del të mos jetë hera e vetme që Vuçiq deklarohet kundër Escobar’it. Kjo në veçanti ditëve të fundit kur Escobar tha se pret nga pala kosovare të paraqesin një draft-Statut për Asociacionin. Këtu, Vuçiq tha se s’ka se si të mos reagojë.

Escobar po thotë: tani ne presim propozimin e Kosovës për Asociacionin. Më duhet t’ia kujtoj atij, dhe këtë nuk do të ma falë; që të kthehet dhe ta rilexojë materialin, ta lexojë atë që është e shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe në shtojcat. Prishtina nuk e ka asnjë autoritet, kompetencë e as asnjë të drejtë të bëjë propozime”, tha Vuçiq duke folur pë RTS-në.

Vuçiq edhe më 2 maj pas takimit të Nivelit të Lartë tha se “goditëm murin” sa i përket Asociacionin, dhe u shpreh se ose do të bëhet sipas marrëveshjes 2013 dhe 2015, “ose shihemi, përfundon gjithçka”.

Por, Escobar, në veçanti kohëve të fundit, është shprehu i prerë në atë se Asociacioni, përnga pikëpamja amerikane, do të mbështetet vetëm përbrenda parametrave kushtetues dhe ligjorë të Kosovës, gjë për të cilën Vuçiq e quan “përallë”.

Escobar-it, Vuçiq iu drejtua me “zotëri, shih çfarë thuhet në marrëveshje”./Nacionale/

Lajme të ngjashme