LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në, Kurti nuk jep shenja: Flasim kur të certifikohen rezultatet - NACIONALE

LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në, Kurti nuk jep shenja: Flasim kur të certifikohen rezultatet

1 orë më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është shprehur kundër një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje për themelimin e institucioneve të reja.

Udhëheqësit e kësaj partie disa herë deri me tani janë shprehur pro një bashkëpunimit me Albin Kurti, nëse kryeministri në detyrë ofron marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Megjithëse, lideri i VV-së nuk ka dhënë shenja të gatishmërisë për një bashkëpunim të tillë.

Një gatishmëri të tillë ai nuk e ka shprehur as sot.

Derisa është pyetur nga gazetarët për mundësinë e një bashkëpunimi të tillë, Kurti ka refuzuar të përgjigjet.

Kur të certifikohen rezultatet, japim përgjigje”, ka thënë Kurti shkurt.

Kurse, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, edhe para dy dite është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me VV-në.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se me çfarë kushtesh LDK-ja mund të bashkëpunojë me VV-në.

Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund. Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit”, ka shkruar Haziri, duke dhënë detaje tjera.

Kemi premtu që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektu vlerat demokaratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës. Republika e Kosovës i 'duron' zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbetë edhe pa zgjedhje një ditë. Nje njeri dhe nje parti është kauzë e humbur me 17 shkurt!”, ka shkruar ai.

Një bashkëpunim të mundshme me VV-në nuk e kanë kundërshtuar as kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe as bartësja e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, Vjosa Osmani

Kurse, Avdullah Hoti dhe disa zyrtarë tjerë të lartë të LDK-së janë shprehur kundër këtij bashkëpunimi.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka vlerësuar se nuk do të ketë eksperimente me LDK-së.

Eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë. Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti. Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës. LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”, ka shkruar Hoti.

Lideri i VV-së edhe pas zgjedhjeve të 7 shkurtit të vitit të kaluar kishte shprehur interesim për të bashkëpunua me LDK-në.

Lajme të ngjashme