Largimi i 18-vjeçares nga shkolla në Pejë, Avokati i Popullit po e shqyrton çështjen
Institucioni i Avokatit të Popullit është duke e trajtuar çështjen e largimit nga shkolla “Bedri Pejani” në Pejë të nxënëses 18-vjecare A.D.
Petrit Çollaku, zyrtar komunikim në Institucionin e Avokatit të Popullit, ka bërë me dije se ky institucion është në fazën përfundimtare të analizimit të çështjes në fjalë.
“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke e trajtuar temën në fjalë dhe është në fazën përfundimtare të analizimit të kësaj çështje, dhe do të bëjë publik mendimin e tij. Do ju mbajmë të informuar për ndonjë risi”, ka deklaruar Çollaku për Tëvë1.