Lajçak pas takimit me Vuçiq: Ngriti shqetësime të forta për situatën e serbëve në Kosovë
Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se Vuçiq ngriti shqetësime rreth situatës së serbëve në Kosovë.
Tutje, ai ka shkruar se kjo duhet të diskutohet dhe të zgjidhet në kuadër të dialogut.
“Në takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në përgatitje të takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të forta rreth situatës së serbëve në Kosovë. Theksova që duhet të diskutojmë dhe të zgjejmë zgjidhje në dialog.” – u shpreh ai.
In my meeting today with @predsednikrs @avucic in preparation of the next meeting of Chief Negotiators, he raised strong concerns about the situation of the Kosovo Serbs. I stressed that we need to discuss and find agreed solutions in the Dialogue. pic.twitter.com/2zLaYWNch9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 10, 2024
Ndryshe, javën e kaluar emisari Lajçak qëndroi në Prishtinë, ku u takua me kryenegociatorin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
“Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe jemi duke punuar në implementim. Asnjëra palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje dhe kemi diskutuar edhe me Kosovën, edhe me Serbinë, si të përshpejtojmë zbatimin. Letra (e ish-kryeministres Ana Bërnabiq) është tërhequr. Ka deklarata këtu, atje që nuk ndihmojnë fare. Por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe përtej kësaj, marrëveshja tashmë është bërë pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe Serbisë.” – tha Lajçak në Prishtinë.