"Lajçaku, emisar që ka deformuar procesin": Kurti thotë t'ua ketë kumtuar këtë gjë qendrave perëndimore të botës përmes një letre - NACIONALE

"Lajçaku, emisar që ka deformuar procesin": Kurti thotë t'ua ketë kumtuar këtë gjë qendrave perëndimore të botës përmes një letre

1 javë më parë

nga NACIONALE

Pas dështimit të takimit të 14 shtatorit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha t’u ketë dërguar letra qendrave perëndimore të botës, ku u ka shkruar se “kemi të bëjmë me ndërmjetës që kanë deformuar procesin” e dialogut Kosovë-Serbi, të cilët ndërmjetës – Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell – tha të kenë marrë anën e Beogradit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe në zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

Së pari, unë të nesërmen, më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Washingtonit. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Pra i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarint Blinken. Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kalit, që Asociacioni njëherë e pastaj shohim. Dhe ky deformim i provesit i zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fundamentale”, tha ai.

Lajme të ngjashme