Kuvendi miraton vendimin për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike - NACIONALE

Kuvendi miraton vendimin për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 68 vota për e asnjë kundër kanë votuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë.

Qeveria e Kosovës kishte treguar rreth rëndësisë së këtij vendimi.

“Qeveria e Kosovës merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyrë nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

Ky vendim përfshinë masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Lajme të ngjashme