Kush është Sergjan Juriseviq, malazezi i rrezikshëm që u arrestua në Kosovë me urdhër ndërkombëtar? - NACIONALE

Kush është Sergjan Juriseviq, malazezi i rrezikshëm që u arrestua në Kosovë me urdhër ndërkombëtar?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar dje për arrestimin e një qytetari malazez që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Mediat malazeze kanë raportuar se bëhet fjalë për Srdo Juriseviq. Ai ishte anëtar i një bande kriminale të Kavaçit, dhe po kërkohej nga Policia për një vrasje në vitin 2020.

Jurseviq dyshohet për një vrasje në Lovcen, transmeton Nacionale.

Juriseviq ka qenë në arrati që nga prilli i vitit 2021, kur Policia e Malit të Zi kishte arrestuar pothuajse të gjithë anëtarët e tjerë të kësaj bande.

Sipas Policisë së Kosovës, Juriseviq ishte paraqitur me identitet të rrejshëm.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar –Interpol është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Malit të zi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar: 235 tableta ngjyrë e bardhë që dyshohet të jenë drogë sintetike dhe 11 bit coin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme