Kurti vazhdon 'luftën', por nuk viziton e as shkruan për vërshimet në Rahovec e Gjakovë - NACIONALE

Kurti vazhdon 'luftën', por nuk viziton e as shkruan për vërshimet në Rahovec e Gjakovë

4 muaj më parë

nga Mirlind Behluli

Të shtunën e 17 shtatorit, shiu i pandalur shkaktoi shumë vërshime anembanë Kosovës. Siç raportoi gazeta Nacionale dje gjatë ditës, reshjet e dendura kanë vërshuar shumë qytete, duke u vështirësuar jetën qytetarëve, e duke i dëmtuar ekonomite e tyre familjare.

Situata ishte e vështirë posaçërisht në Gjakovë e Rahovec, e ku uji i mbledhur pas të reshurave, kishte depërtuar në shtëpi.

Përkundër situatës së rëndë që përjetun këto qytete me rrethinë, kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka dalur për vizitë në terren.

Ku është Albin Kurti?

Ndonëse, në videot që qarkulluan në mediet kosovare, problemi me vërshimet megjithatë ishte i madh.

Megjithatë, kryeministri nuk e ka prishut “vikendin e tij”, e deri në këto momente ai as nuk ka postuar ndonjë shkrim në rrjetet e tij sociale.

Nuk dihet nëse kryeministri Kurti gjendet në Kosovë, dhe po ashtu nuk dihet nëse ai e ka në plan të dalë në terren për të parë dëmet që pësuan qytetarët, të cilët ai i qeveris.

Kurti nuk është parë në publik që nga dita e enjte pas përplasjes me opozitën në Kuvend. Ndërsa, të premten Zyra e Kryeministrit lajmëroi se Kurti bashkëbisedoi me disa studentë të dy universiteteve të Evropës.

Postimi i fundit i Kurtit në Facebook, është i datës 14 shtator, e në të cilën tregonte për vendimet e marra në mbledhjen e fundit qeveritare.

Por, Kurti zgjodhi një medium kroat për të folur rreth zhvillimeve në Kosovë. Ai foli, jo për vërshimet, por për mundësinë e luftës mes Kosovës e Serbisë.

Nacionale ka dërguar pyetje në adresë të Përparim Kryeziut, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, duke pyetur nëse Kurti do të dalë për vizitë në vendet ku ka pasur vërshime.

Por, deri në momentin e postimit të këtij shkrimi, nuk ka pasur asnjë përgjigje në adresë të Nacionales.

Vizita e vartësve

E në mungesë të Kurtit, arsye e mungesës ende nuk dihet, në terren kanë dalë vartësit e tij.

I pari që doli në vendet ku pati vërshime, ishte ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ai Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi.

Ky i fundit, në Facebook shkroi se së bashku me Sveçlën vizituan lokalitetet e prekura nga vërshimet.

Me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe Kryetarin e Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini vizituam lokalitetet e prekura nga vërshimet. Në Lagjen Berkoc, vizituam disa nga familjet të cilat janë dëmtuar. Institucionet përgjegjëse të nivelit qendor dhe lokal do të sigurojnë qëndrim të përkohshëm dhe mbështetjen e nevojshme për këto familje.”, shkroi ai në Facebook.'

Ndërsa, Sveçla shkroi se Ministria që ai udhëheq ka angazhuar të gjitha njësitë relevante për t’u dalë në ndihmë zonave të vërshuara.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave ka ofruar kontributin me zjarrfikës të cilët janë angazhuar në evakuim të familjeve në lagje të ndryshme.”, shkroi z.Sveçla.

Ndërsa sot gjatë ditës, zonate vërshuara i ka vizituar edhe Faton Peci, ministër i Bujqësisë, i cili tha se të gjitha dëmet do të kompensohen nga Ministria që e udhëheq.

Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompenzimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompenzohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse.”, shkroi ndër të tjera ai.

Kujtojmë që dje, Kosova u përballë me të reshura të shumta të shiut, e të cilat shkaktuan probleme në qarkullim, e vërshime në disa pjesë të vendit.

Lajme të ngjashme