Kurti thotë se qytetarët periudhën para pushtetit të tij e shohin si të kaluar “të hidhur e të mbrapshtë”
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se qytetarët e shohin periudhën para pushtetit të tij si të kaluar të hidhur e të mbrapshtë.
Këto deklarata ai i bëri gjatë një tubimi të partisë së tij në Pejë.
“Ata para nesh që kanë shkuar e nuk kthehen më në qeveri, çerekun e bursave tona nuk e kanë mbrri.
Se nganjëherë ka ndonjë qytetarë që aq shumë bezdisej kur dëgjonte për të kaluarën e hidhur e përvojën e mbrapshtë me ata para nesh, thoshte mos u krahaso fare me ta Albin”, ka thënë ai.