Kurti takohet me Lajçakun: Diskutuam për zgjedhjet në veri e takimin e ardhshëm në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kurti, këtë e ka konfirmuar përmes një shkrimi në Twitter, ku ka deklaruar se me Lajçakun, ka diskutuar diskutuar hapat e radhës në takimin e ardhshëm në Bruksel më 2 Maj.
“Diskutuam takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak në Forumin e Delphit. Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa.”- ka shkruar Kurti në Twitter.
Discussed upcoming meeting in Brussels & recent local elections in our four municipalities in the north with @MiroslavLajcak @delphi_forum.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2023
The Basic Agreement must be implemented fully & swiftly. No preconditions and no delays. pic.twitter.com/SLalhKR8l1