Kurti sërish nuk tregon nëse i ka votat për qeverinë e re, i shmanget pyetjeve të gazetarëve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse i ka siguruar votat për formimin e qeverisë së re.
Pas përurimit të pikëkalimit të përbashkët “Hani i Elezit – Bllacë”, ai i është shmangur pyetjes se gazetarëve në lidhje me seancë e 15 prillit.
Ndonëse pyetja i është për numrat, ai ka zgjedhor të flas për raportet e Kosovës me Maqedoninë e Veriut.
“Mbledhja e dy qeverive ka qenë në nëntor, ju po e shihni sa shpejt e mirë është realizuar në prill, urime të gjithëve. Besoj që kjo mbledhje që kemi mbajtur në nëntor në Prishtinë, mes dy qeverive, ka qenë vendimtare me protokollin e zbatimit për një realizim konkret, praktik dhe të shpejtë”, ka thënë ai, raporton EO.