Kurti provon t’i jep shtysë zgjedhore Gërvallës, i thurr lavde mbi lavde për “arritje të jashtëzakonshme” në diplomaci
Me një kalendar aspak gregorian, partia “Guxo” organizoi “28 nëntorin” më 7 dhjetor si tubim zgjedhor në Zvicer – për çka tha se kjo ndodhi jokalendarike “do të begatohet” nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Dy-a-tri qindra të pranishmit në sallë harruan që organizmi ishte i “Guxo”-s dhe filluan me ovacione “Albin Kurti” e “Albin Baba”, e “Vetëvendosje”, por jo edhe Donika Gërvalla që thirri këtë “28 nëntor” të vonë për të koncentruar votë mërgate te vetja.
Kurti u ngjit në skenë dhe i korrigjoi me mirësjellje se “ky tubim madhështor është i partisë Guxo” dhe nisi t’i thirr lavde ekstravagante zëvendëses së tij për “arritje të jashtëzakonshme dhe të pamohueshme në politikën e jashtme”.
Arritje e Gërvallës, sipas Kurtit, është edhe kërkesa e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për pranimin e rreth 2mijë refugjatëve afgan.
“Kjo rriti shumë rejtingun tonë në botën demokratike”, tha Kurti për këtë lavd të pazakonshëm drejtuar Donika Gërvallës.
Por, ka edhe më shumë...
“Donika”, tha ai, “është modeste...dhe s’pi përmend arritjet”.
Kjo modesti e supozouar e saj, sipas Kurtit, s’po e lë t’i paraqet ato sepse “e konsideron thellësisht obligim e detyrë atë që bën – mirëpo arritjet janë të jashtëzkaonshme dhe të pamohueshme”.
Dhe, nisi t’i thotë...deri edhe te liberalizim i vizave...
“Duke iu falënderuar Donikës, kemi aplikimin dhe kalimin me sukses në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës KiE-0së, pastaj avancimit e statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, pastaj aplikim në Bashkimin Evropian, anëtarësim në dhjetë organizata ndërkombëtare (...)”
“(...) aderim në katër kovnentona ndërkombltare, kemi pranimin e dy mijë refugjatëve nga Afganistani që e ka rritur shumë rejtingun e shtetit tonë në botë demokratike, janë nënshkru rreth 300 marrëvehsje ndërkombëtare dhe ndërinstituxionaleve, liberalzimi i vizave në Schengen, me Donikën u bë liberalizimi me Emiratet e bashkaura, Izraelin dhe Tajlandën (...)”.
Për Gërvallën dhe Faton Pecin, tha Kurti, ndan me to përvojat dhe mbresat më të mira.
“Gjatë këtyre katër viteve, kam përvojat më të mirë dhe mbresat më të veçanta për Donika Gërvallën dhe me Faton Peci, dhe u jam mirënjohës përjetë. Edhe në zgjedhjet e arsdshme jemi bashkë, sepse një ekip që ka sukses vazhdimisht do të duhej të vazdhojë”, shtoi ai.
“Unë si socialdemokrat jo vetëm që e pranoj, por edhe e afirmoj shumëllojshmërinë politike në shoqërin tonë. Një e djathtë e fortë, e shëndosh dhe e bazuar në argumente mund të kontribuojë, dhe me partinë Guxo do të kontribuojë në pasurimin e kulturës politike dhe të përparimit të mutetjshëm të Kosovës”, tha ai.
“Dallimet ideologjike jo, por korrupsioni i shtetit dëmtonte buxhetit edhe pasuritëe vendeve. Në qeverin tonë, bashkë me zëvendësen time, kryetaren tuaj Donika Gërvalla kemi ndërmarrë hapa konkretë për ët forcuar lidhjen me diapsorën e për të krijuar mundësi që jao të kontribuojë edhe më shumë në zhvillin e konomik të vendit”, tha Kurti.