Kurti “nuk kalon”, deshi të jetë edhe deputet edhe kryeministër njëkohësisht – punët ‘llom’ edhe me numra - NACIONALE

Kurti “nuk kalon”, deshi të jetë edhe deputet edhe kryeministër njëkohësisht – punët ‘llom’ edhe me numra

1 javë më parë

nga NACIONALE

Albin Kurtit nuk i kaloi ‘hilja’ për të qenë edhe kryeminstër në funksion edhe njëkohësisht të betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës – pasi një gjë e tillë shprehimisht ndalohet me Kushtetutë të Kosovës.

Si pasojë e kësaj, partitë ish-opozitare nuk ia votuan raportin e Komisionit Verifikues – ku Vetëvendosja u ekspozua me një numër skajshmërisht larg një shumice të thjesht parlamentare: vetëm 52 vota rezultuan t’i kenë deri më tash, përkatësisht vetëm katër të pakicave jo serbe.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ia njohu ‘letrën’ supozovisht-dorëheqëse që e nxori momentin e fundit Albin Kurti, duke e mos e konsideruar atë si akt formal dorëheqjeje, pasi që Kurti paramendon të vazhdojë të bartë edhe funksionin e kryeministrit në detyrë.

“Vetëvendosja nuk respektoi rregullin bazik kushtetues, që thotë që një i zgjedhur nuk mund të jetë edhe deputet edhe ministër”, tha Abdixhiku para gazetarëve me t’u ndërprerë seanca themeluese.

Por, për të parin e LDK-së, kjo s’ishte aksidentale “por lojë politike” e mirëmenduar e Albin Kurtit, sipas tij, “për të zvarritur formimin e institucioneve”.

“Qëndrimi i partisë fituese që me 10 deputetë që ushtrojnë funskione të ministrave, për të qenë edhe deputet në t njëtën kohë është jokushtetues, i cili bëhet si pjesë e një loje politike për të zvarritur sa më shumë formimin e institucioneve”, tha Abdixhiku.

“Zgjidhja shumë e thjeshtë, të japin dorëheqje prej pozitave që i kanë, të ulen në ulëset e Kuvendit si deputeët, të bëjnë betimin si deputet, dhe kështu nis formalisht konstituimi i Kuvendit”, tha ai.

E letra? Si e sheh LDK-ja?

“Në qoftë se është dhënë letër dorëheqëse dhe vazhdojnë në zyre, dhe zyret i kanë këtu, atëherë çfarë vlere ka kjo letër?”, pyeti konstatueshëm Abdixhiku.

Një njeri që jep dorëheqje nuk vazhdon punën si KM i Kosovës, ju lus të shkoni aty e pyetni a është kryeministër a deputet, se të dyjat s’mund të bëhen.

“Ne kërkojmë që të jetë akt normal, minimalist, kushtetues. LDK do të votojë menjëherë raportin sapo të jepet dorëheqja, me 20 votat e palëkundura të LDK-së. Ai po vazhdon detyrën e kryeministrit”, tha Abdixhiku.

Krasniqi i PDK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, konsideron se Albin Kurti nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kosovës, qysh edhe i kërkohet kushtetuetshmërisht për t’u betuar si deputet – ngase s’mund t’i mbajë dy poste.

Dorëheqja formale, tha Krasniqi, është kur ai s’kthehet më në Zyrë të Kryeministrit, ngase ashtu e kërkon kushtetuta por edhe ligji që e ka shkruar vetë Albin Kurti.

“Logjika e këtyre me shkel kushtetutën me çdo kusht, kjo s’bën me kalu në Kuvend...Katër vite e kanë shkel kushtetutën, çdo javë e çdo muaj”, tha ai.

“Me logjikën e Albin Kurtit, pra po u dufka me qenë edhe kryetar i komunës, edhe Bedri Hamza paska dashka me kanë këtu. Kurti le të jep dorëheqje”.

“Dorëheqja jepet në qeveri. Para qytetarëve. Ajo (letra) nuk është dorëheqje. Jep dorëheqje, e pastja nuk mundet me u kthy në Zyre të Kryeministrit. Kushtetuta nuk ia lejon...Asnjë dorëheqje formale nuk ekziston...Përzierje e togëfjalshve që s’do të thotë asgjë...Këta more vetë e kanë shkru ligjin. E çka me bë ne?”, tha ai.

Lajme të ngjashme