Kurti me premtim të madh nga QKUK: Qytetarët s’do të mendojnë më me çfarë aviokompanie të shkojnë në spital - NACIONALE

Kurti me premtim të madh nga QKUK: Qytetarët s’do të mendojnë më me çfarë aviokompanie të shkojnë në spital

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në QKUK ku ka vizituar punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë.

Kurti prej atje, ka thënë se qytetarët më nuk do të mendojnë se si të udhëtojnë jashtë vendit për shërim, pasi që shërbimet do të ofrohen në QKUK.

“E jo qytetarët, në vend se të shkojnë në spital për shërim, të mendojnë se me cilën aviokompani do të udhëtojnë jashtë vendit siç ka ndodhur në më shumë se dy dekada.

Pra do të kenë qasje në shërbime të reja që nuk janë të disponueshme në vendin tonë, ky është kapërcimi më i rëndësishëm që po bëhet në investimet në shëndetësi.” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Kurti sërish ka premtuar se do të nisin shërbime të reja, të cilat më parë i dërgonin pacientët për trajtim jashtë vendit.

“Është shërbimi i plazmaferezës që për herë të parë do të ofrohet në Kosovë, po angazhohemi të ofrohet edhe biopsia e veshkës. Tjetra është transplantimi i palcës kockore për leukemitë akute, një mundësi që më parë, siç e fillova këtë fjalë timen, i dërgonte pacientët jashtë vendit për trajtim, por me përfundimin e këtij projekti, do të bëhet brenda QKUK-së.”ka thënë ai.

Lajme të ngjashme