Kurti, Krasniqi e Abdixhiku deklarohen pas takimit me Presidenten Osmani: Çka u tha? - NACIONALE

Kurti, Krasniqi e Abdixhiku deklarohen pas takimit me Presidenten Osmani: Çka u tha?

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në tqakim liderët e partive politike. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, takimet kanë përfunduar me partinë më të madhe, kryetarin e saj, Albin Kurti, me kryetarin e partisë së dytë, Memli Krasniqi si dhe me kryetarin e partisë së tretë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lumir Abdixhiku. Osmani pritet t’i takoj edhe liderët e tjerë të partive. Nga ajo që u tha pas takimeve me Presidenten, u vërejt një gjuhë pak sa më e moderuar. Sidomos nga Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti me të dalur nga takimi me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si rrallëherë është ndalur para gazetarëve, duke thënë se kanë përmbendur të gjitha elementet përbërëse me Presidenten. Madje ai tha se ‘për progres jemi të interesuar të gjithë’

E diskutuam idenë e kompromisit, që ta realizojmë këtë gjë, që pastaj të dalim te formimi i qeverisë së re, që i përgjigjet Kuvendit, diskutuam gjërë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse. Zonja Presidente do të ketë takime edhe me liderët e tjerë të partive politike dhe të shohim se a kemi bërë përparim apo jo. Unë besoj se duhet t’ia japim shansin takimeve të reja, takimeve të tjera që ta shohim nëse e kemi bërë progresin për të cilin jemi të interesuar të gjithë.” – tha Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ndërkohë, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk e la pa folur edhe për mënyrën se si Vetëvendosja po e interpreton Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, për bllokadën në Kuvend.

Sa i përket Gjykatës dhe Kushtetutës e aktgjykimeve, nëse ka një parti politike dhe lider që s’duhet me u marrë me interpretime, është Albin Kurti dhe Vetëvendosje, sepse sa herë i kemi çu në Kushtetuese, ne i kemi fitu lëndët e ata i kanë hupë. Në të kaluarën s’kanë ditë për tema më të rëndësishme me bo interpretime”, ka deklaruar Krasniqi.

Abdixhiku: Kurti e ka kapur Kuvendin përmes deputetit më të moshuar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur gatishmërinë e presidentes Vjosa Osmani për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik.

Pas takimit me të paren e vendit, Abdixhiku ka thënë se VV-ja e ka kapur në mënyrë arbitrare Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, një gjë të tillë po e bën përmes deputetit më të moshuar.

I pari ka kapur institucionin kushtetues nëpërmjet më të moshuarit. Më i moshuari po refuzon të implemetojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë krejt arbitrare”, ka thënë Abdxhiku.

Ai e ka kritikuar edhe kryetarin e VV-së, Abin Kurti, për situatën politike.

I pari i LDK-së ka thënë se Kurti nuk po e kupton përgjegjësinë e tij.

Deputeti Kuti refuzon të kuptoi përgjegjësinë e vetë, pragmatizmi politik. Nuk është tragjedi me bo kompromis, është vlerë normale demokratike. Ka parti që po ia jepen atë kompromis”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme