“Kurti gënjente popullin”, “të pafytyrë”: VV-ja kritikohet ashpër në përvjetorin e 17 të rënies së Xheladinit dhe Balajt - NACIONALE

“Kurti gënjente popullin”, “të pafytyrë”: VV-ja kritikohet ashpër në përvjetorin e 17 të rënies së Xheladinit dhe Balajt

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kanë kaluar plotë 17 vjet që nga protesta e Lëvizjes vetëvendosje në Prishtinë, për kundërshtimin e Pakos së Ahtisarit. Në këtë protestë mbetën të vdekur dy aktivistë të kësaj partie, Mon Balaj e Arben Xheladini, gjithashtu u plagosën edhe një numër i madh i personave, duke përfshirë edhe policë të UMNIK-ut.

Sot për nder të jetës dhe veprës së dy aktivistëve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, Lëvizja Vetëvendosje organizojë disa aktivitete.

Duke përfshirë edhe homazhe te varrezat e Balajt dhe Xheladinit.

Aktivitetet e shënuara sot nga zyrtarët e lartë dhe aktivistët e VV-së, morën edhe reagime.

Analisti dhe gazetari Vehbi Kajtazi, ka pyetur se për çka kishte ndodhur e gjithë kjo ngjarje.

Kajtazi ka thënë se Albin Kurti në atë kohë gënjente popullin se Pakoja e Ahtisarit nuk i sjellë vendit Pavarësinë dhe sot i njëjti është kryeministër i atij shtetit, që nuk besonte se do të behej.

Ai tuje ka thënë se kanë kaluar 17 vjet nga vrasja e dy protestuesve dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

Dy jete të humbura. Dhjetëra njerëz të lënduar rëndë nga plumbat e gomës së Policisë rumune të UNMIK-ut. Për çka? Albin Kurti gënjente popullin se Pakoja e Ahtisarit nuk e sjell pavarësinë e Kosovës. Sot Kurti është kryeministër i atij shteti që nuk i besonte se do të bëhej shtet. Pos që Vetëvendosja nuk ekziston më, për çka është krijuar, shefi i kësaj partie e lut Vuçiqin qe ta nënshkruaj një marrëveshje e cila serbeve u jep autonomi territoriale e politike. 17 vjet nga vrasja e dy protestuesve askush nuk ka dhënë përgjegjësi. As policet rumune që shtien mbi protestuesit, as Albin Kurti qe i gënjeu ata për një kauze krejtësisht te rrejshme.” – ka shkruar Kajtazi.

Nga ana tjetër, analisti dhe gazetari, Ilir Mirena ka reaguar në lidhje me agjendën e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në agjendën e publikuar nga VV-ja, janë caktuar homazhe te varret e dy aktivistëve të rënë në këtë protestë.

Mirena ka shkruar në Facebook se “Ende kanë fytyrë me ju shku te vorri! Po t’pafytyrë…” – ka shkruar ai.

Gjithashtu edhe anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për kauza të rrejshme në karrierën e tij politike.

Në 17-vjetori e protestës së 10 shkurtit, ai ka thënë se për kauza të rrejshme të Kurtit në këtë protestë janë vrarë Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti erdhi në pushtet duke i viktimizuar nëpër rrugët e Prishtinës.

“Para 17 vitesh, për kauza të rrejshme të Albin Kurtit u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Ata u vranë dhe shumë u lënduan në protesta kundër “Pakos së Atisarit” e cila i parapriu shpalljes së pavarësis për shtetin e Kosovës të cilin sot e udhëheq vetë. Erdhi në pushtet duke i viktimizuar shumë të gjorë nëpër rrugët e Prishtinës, që nuk ishin në gjendje ta kuptonin misionin e tij për të penguar 17 shkurtin e 2008.” - ka shkruar ai.

Sipas tij, Kurti me të njëjtat mashtrime po vazhdon edhe sot.

Po i njejti mashtrues vazhdoj t’i msnipuloj mbështetësit e e tij, dikur thën se nuk duhet të bisedohej me Serbinë pa kërkuar falje për gjenocidin në Kosovë e shumë pallavra të tjera!!! Ai sot, përveç që bisedon, bën edhe marrveshje të dëmshme për Kosovën në takime e darka me Vuçiqin, të cilit sa herë i jepet mundësia e lutën të nënshkruaj marrveshje me të, pa çka se për 20 vite në mënyrën më të poshtër të mundëshme i ka afendu dhe linçu të tjerët për takimet me përfaqësuesit e Serbisë.” - ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme