Kurti flet për bereqet e ura, injoron gazetarët: Nuk tregon si do t’i formojë institucionet
Deputeti Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e urës në Rogovë të Hasit.
Pas përurimit, ai u pyet nga gazetarët nëse do të arrijë t’i sigurojë votat për kryetare të Kuvendit për Albulena Haxhiut.
Por, Kurti vendosi të injorojë gazetarët.
“Ne ndërtojmë ura, banorët punojnë tokën, e shiu për bereqet”, tha ai.
Gazetarët insistuan duke e pyetur pse po i injoron, por ai nuk u ndal, dhe truprojet ia vendosën ‘murin’ bllokues duke mos lejuar gazetarët të afrojnë mikrofonët.