"Kukamë e shtirur", Kurti kritikohet për deklaratat se 'Serbia po i ikë nënshkrimit' - NACIONALE

"Kukamë e shtirur", Kurti kritikohet për deklaratat se 'Serbia po i ikë nënshkrimit'

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ranë dakord të zbatojnë hapat e normalizimit në kuadër të Marrëveshjës për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në një takim me zyrtarët e BE-së në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes në fjalë, të mbështetur nga BE-ja.

Pas pajtimit në Ohër për ta zbatuar marrëveshjen e arritur, kreu i Qeverisë së Kosovës deklaroi pas takimit se se delegacioni i Kosovës shkoi në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë, por se "Serbia po i shmanget nënshkrimit."

“Erdhëm në Ohër për të nënshkruan marrëveshjen bazë, me një aneks. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar po i ik nënshkrimit të marrëveshjes.” - tha Kurti.

Reagime për çështjen e mos nënshkrimit të marrëveshjes ka pasur edhe nga zyrtarë të tjerë të LVV-së. “Nëse qenka pranuar 'Zajednica' pse Serbia ikën nga nënshkrimi?!”, “Pse vallë nuk nënshkroi Vuçiç? Kryeministri Albin Kurti:"Unë nuk e kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme ta nënshkruaj.” - ishin disa nga argumentet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me marrëveshjen e Ohrit

Politologu Shkodran Ramadani ka thënë për Nacionalen se mungesa e nënshkrimit nuk do të thotë mosrespektim i marrëveshjes dhe se nuk mund të ketë përsëritje të skenarëve të Rambujesë apo të Vjenës.

"Duhet të bëhet e qartë që mosnënshkrimi i marrëveshjes nuk nënkupton që marrëveshja është më pak e vlefshme. Kosova e Serbia nuk kanë nënshkruar as marrëveshjet për targa dhe letërnjoftime para disa muajve, por zbatimi i tyre ka filluar, ani pse është sabotuar nga Serbia. Duhet të bëhet e qartë që Serbia e ka pranuar marrëveshjen e djeshme. Nuk ka përsëritje të skenarit të Rambujesë dhe Vjenës. Kësaj here palët janë pajtuar" - tha Ramadani.

Sipas tij, arsyeja e mosnënshkrimit ka të bëjë me “kronologjinë e zbatimit”. Këtu Ramadani ka rikujtuar kërkesën e shtetit serb për themelimin e Zajednicës (Asociacionit) për të cilën kryeministri Kurti, sipas tij, kishe insistuar në atë botë që kjo të mos ndodhë.

"Arsyeja pse nuk e ka nënshkruar lidhet më shumë me kronologjinë e zbatimit. Ka kohë që Serbia kërkon që Kosova të nisë themelimin e Zajednicës, e pastaj të nënshkruhet ndonjë marrëveshje. Në ndërkohë, dje Kosova është pajtuar që ta bëjë këtë gjë. Është pajtuar ta vendosë “qerren para kalit”, edhe pse Kurti këmbëngulte që kjo nuk mund të bëhet."- tha ai.

Tutje ai ka thënë se Serbia nuk ka refuzuar nënshkrimin, por palët janë pajtuar që të ketë marrëveshje verbale, në të kundërtën, sipas Ramadanit, Kosova nuk do ta pranonte marrëveshjen pa nënshkrim paraprak. E gjithë saga e çështjes së nënshkrimit, sipas politologut, ka të bëjë me “tantrumet e rreme të Albin Kurtit.

"Nuk është se Serbia e ka refuzuar nënshkrimin. Kjo do të vlente nëse BE-ja do ta paraqiste për nënshkrim. Por të trija palët janë pajtuar që dokumenti të mos nënshkruhet. Nëse Kosova beson që nënshkrimi është i domosdoshëm, pse nuk e vendosi as ajo nënshkrimin e saj? Pse Kosova pranoi marrëveshje që nuk kërkon nënshkrim? E gjithë kjo është një kukamë e shtirur e Albin Kurtit." – tha ai për Nacionalen

Kujtojmë se zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Maxhuka ishte i pari që tregoi se qysh Kosova ka fituar nga marrëveshja pasi Serbia nuk ka pranuar që ta nënshkruajë.

Nëse qenka pranuar 'Zajednica' pse Serbia ikën nga nënshkrimi?!” – shkroi ai pak çaste pas përfundimit të takimit.

Ndërsa zyrtarja e Kryesisë së VV-së, Dejona Mihali, pyeti se pse nuk “nënshkroi Vuçiqi”, duke nënkuptuar se ai nuk u pajtua pasi marrëveshja ishte jo e mirë për Serbinë.

Pse vallë nuk nënshkroi Vuçiç? Kryeministri Albin Kurti:"Unë nuk e kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme ta nënshkruaj. "Vuçiç: "Nuk ka dakordim, Asociacioni duhet të jetë në rend të parë."” – ka shkruar ajo në Facebook.

Partitë opozitare në Kosovë nga ana tjetër kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Kujtojmë se pas një takimi gati dymbëdhjetë orësh në Ohër të shtunën, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për një aneks zbatues të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Aty thuhet se Kosova dhe Serbia pranojnë se çdo mosrespektim i detyrimeve të tyre nga marrëveshja, kjo aneks ose marrëveshjet e kaluara të dialogut mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Lajme të ngjashme