Kryetari i ri i Zveçanit dështon të betohet te Kulla e Isa Boletinit, gazetari i Nacionales vonohet në ngjarje - NACIONALE

Kryetari i ri i Zveçanit dështon të betohet te Kulla e Isa Boletinit, gazetari i Nacionales vonohet në ngjarje

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ilir Peci është betuar si kryetar i Komunës së Zveçanit. Në këtë ngjarje prezent ishte edhe kamera e Nacionales dhe gazetari Vullnet Krasniqi, i cili raportoi në detaje se çfarë ndodhi saktësisht gjatë ditës së sotme.

Në fakt, Peci erdhi në Kullën e Isa Boletinit, por jo për t’u betuar, pasi për këtë çështje nuk u la të betohej nga nipi i heroit të Kosovës. Në fund, Peci, që u betua si kryetar i Zveçanit, e dha një konferencë për medie, duke treguar se nga ku do të udhëheq me Zveçanin, komunë e banuar kryesisht me serbë.

Ndërsa, gazetari i Nacionales shkoi me vonesë në Boletin, bash sikurse Isa Boletini në ditën e shpalljes së pavarësisë në Shqipëri.

Videoja e plotë:

Lajme të ngjashme