Kryetari i GP të PDK-së: Mesazhi i VV-së është i thjeshtë, “do t’i kontrollojmë të gjitha institucionet ose s’ka stabilitet” - NACIONALE

Kryetari i GP të PDK-së: Mesazhi i VV-së është i thjeshtë, “do t’i kontrollojmë të gjitha institucionet ose s’ka stabilitet”

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri ka thënë se mesazhi i Vetëvendosjes është që t’i kontrollojnë të gjitha institucionet ose nuk do të ketë stabilitet.

Në një konferencë për media, ai ka shtuar se kjo parti është gati për zgjedhje.

“Mesazhi i VV-së është i thjeshtë, ose do t’i kontrollojmë të gjitha institucionet ose nuk do të ketë stabilitet.

Më shumë se një vit me tensione politike, zvarritje, kriza të panevojshme dhe instiucione që nuk funksionojnë me kapacitet të plotë.

Kurdo që të jetë data e zgjedhjeve, PDK është e gatshme. Do t’u drejtohemi qytetarëve me program të qartë për qeverisje serioze. Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja të vazhdueshme politike” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme