Bëhet e gjallë pak në fund edhe Osmani: dërgon komente në kushtetuese për bllokadën – ja në çka thirret - NACIONALE

Bëhet e gjallë pak në fund edhe Osmani: dërgon komente në kushtetuese për bllokadën – ja në çka thirret

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas më shumë se gjysmë viti pasivitet dhe një përfshirje të shkurtër nga ku u tërhoq menjëherë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përfshirë në temën e bllokadës së re në Kuvend të Kosovës, përkatësisht për postin e Nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës – përçka Lista Serbe e ka dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetues.

Nga Presidenca e Kosovës njoftuan se Osmnai dorëzon komentet e saj – në ditën e fundit të afatit – në Gjykatë Kushtetuese, ku edhe dha indikacione se si do të jetë përmbajtja e komenteve të saj.

Neni 57, pika 4, është ajo ku ajo thirret: “Ushtrimi i këtyre të drejtave do të bartë me vete detyrimet dhe përgjegjësitë për të vepruar në pajtim me ligjin e Republikës së Kosovës, dhe nuk i cenon të drejtat e të tjerëve”.

Bekim Kupina i Presidencës tha për Nacionale:

“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator.

Qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t'i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t'i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”.

Lajme të ngjashme