Krisi arma në QKUK, shtohet siguria te Andi Pajaziti i dyshuar për vrasjen në Bon Vivant - NACIONALE

Krisi arma në QKUK, shtohet siguria te Andi Pajaziti i dyshuar për vrasjen në Bon Vivant

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klan Kosova ka raportuar se një krismë është dëgjuar në orët e para të së hënës në QKUK, e cila i ka mobilizuar policët dhe gardianët në Klinikën Ortopedike.

“Nuk është e sigurt se kjo qitje kishte të bënte me të, por niveli i sigurisë u ngrit për shkak që këtu po mjekohet Andi Pajaziti, i dyshuari që u plagos në përleshjen me armë të premtën në Prishtinë” – raporton Klan Kosova.

Ndryshe Pajaziti, i njohur me nofkën Italiani, dyshohet për vrasjen që ndodhi në Bon Vivant.

Lajme të ngjashme