Kreu i KQZ-së i kundërpërgjigjet Donika Gërvallës: Nuk i kemi shkelur obligimet ligjore, ato i përcaktojnë institucionet tjera - NACIONALE

Kreu i KQZ-së i kundërpërgjigjet Donika Gërvallës: Nuk i kemi shkelur obligimet ligjore, ato i përcaktojnë institucionet tjera

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i është kundërpërgjigjur ministres së Puneve të Jashtme, Donika Gërvalla, cila në një shkresë të saj drejtuar Radoniqit ka sulmuar këtë institucion.

Në shkresën e saj, Gërvalla ka sulmuar ashpër Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për “disa hapa” që kanë shkelur “detyrimet ligjore në raport me konsultimin e obligueshëm dhe bashkërendimin e aktiviteteve përgatitore dhe vendimarrëse me MPJD-në.

Për këtë konstatim të Gërvallës, një nga amëtarët e KQZ-së e ka pyetur sot Radoniqin në mbledhjen e KQZ-Së.

Radoniqi ka mohuar se KQZ-ja nuk ka shkelur detyrimet ligjore.

"Konsideroj se KQZ num ka shkelur asnjë detyrim ligjor, përkundër faktit se nuk e kemi nënshkruar memorandumin, pasi që s'kemi pas kompromis. Nuk e komsideroj shkelje ligjore. Shkeljet ligjore u përcaktojnë institucionet ligjore, por deri më tani nuk kemi konstatime", tha Radoniqi.

ARTIKULLI I SOTËM I NACIONALES

Lajme të ngjashme