Krasniqi me kritika të ashpra për VV-në: Ky është dhunim i verdiktit të qytetarëve të Kosovës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar kritikat ndaj VV-së për dështim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Pas dështimit të seancës se sotme, Krasniqi ka thënë se kjo që po bën VV-ja është dhunim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës.
“Po e shihni se po vazhdon abuzimi i të drejtës kushtetuese që i takon partisë së parë për të propozuar një kandidat. Në mungesë të shumicës parlamentare për ta zgjedhur atë kandidate, VV e ka marrë shtetin peng dhe po e mban peng konstiuimin e institucioneve. Ky është një degradim që asnjë nuk e kemi paramenduar se mund të ndodh ndonjë herë. Ky është edhe dhunim i verdiktit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse pasnesër bëhen 3 muaj që i kemi mbajtur zgjedhjet e kanë prodhuar këtë përbërje të kuvendit, e cila e ka për obligim ta konstituoi Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë është që VV-ja ta ndryshojë kandidatin.