Krasniqi: Libri që humbi në MPJ, u vodh për të fshehur takimin sekret të Martin Berishajt me Gërvallën
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, përmes një video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook, ka akuzuar pushtetin, se po e mbrojnë për një “zor” Martin Berishajn.
Konkretisht, Krasniqi u ndal te një situatë e krijuar ditë më parë, me një libër të evidencave që humbi në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sipas Krasniqit libri u vodh, për të fshehur një takim sekret të ambasadorit Martin Berishaj, së bashku me një biznesmen kroat, me Donika Gërvallën.
“Humbja ose ma mirë me thënë vjedhja e librit në Ministrinë e Punëve të Jashtme te Donika Gërvalla. Ai është libri kryesor në ministri, i cili evidenton kush hyn e kush del aty.
Pse e kanë vjedhë, në mënyrë që me i fshehë takimet secrete që kanë ndodhë aty.
Ka dalë raportim medial, qëllojeni se kush ka qenë në atë vizitë secrete? Martin Berishaj dhe një biznesmen kroat.
U dashtë me vjedhë librin e evidencave që me e fshehë këtë takim. Dhe e dyta çka ka lypë një biznesmen kroat me Martin Berishajn në ministri.- ka thënë Krasniqi
Tutuje Krasniqi ka thënë se skandali me Martin Berishajn, çdo ditë po bëhet më i madh, kurse në anën tjetër Kurti, Osmani, Gërvalla e Haxhiu po vazhdojnë ta mbrojnë atë.
Skandali i Martin Berishajt po merr përmasa më të mdhaja. Po dokët që ky njeri është gjithkah.
E mbron Albin Kurti, e mbron Vjosa Osmani, e mbron Donika Gërvalla, e mbron Albulena Haxhiu.- thotë Krasniqi.
VIDEO:
Kujtojmë se ndaj Martin Berishajt, tashmë ekziston një hetim i hapur nga Prokuroria, për mosdekarim të pasurisë, si dhe një kallëzim penal tjetër, në lidhje me mospagesën e tatimit.
Kurse në mediat sllovene emri i tij lidhet me një skadnal të madh, ku dyshohen miliona euro.