Krasniqi: Kosova ka humbur mirëbesimin e ShBA-së duke u marrur me teneqet e veturave - NACIONALE

Krasniqi: Kosova ka humbur mirëbesimin e ShBA-së duke u marrur me teneqet e veturave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi mendon se Kosova ka humbur shumë duke u marrur me çështjen e targave.

Ai thotë se Kosova ka humbur edhe mirëbesimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

Statusi i plotë:

Albin Kurti po thotë bëmë një koncesion. Deputetja e tij po thotë fituam. Vuçiqi po thotë arritëm një fitore të vogël taktike. E sigurt këtu është vetëm një: Kosova ka humbur shumë. Kosova ka humbur, duke u marrë qeveria e saj me teneqet e veturave. Ka humbur edhe nga mirëbesimi i SHBA-së dhe BE-së. Ndërsa drafti franko-gjerman ka qenë në rend dite, po u hoq nga rendi i ditës shkaku i luftës donkishoteske për teneqe. Liberalizimi i vizave ka qenë në rend dite, po u hoq nga rendi i ditës shkaku i betejave të marra për teneqe. Mirë e ka deputetja, “fituam.” Vërtet fituam atë që popullorçe i thuhet “t’trashtë e surles.”

Lajme të ngjashme