Krasniqi: Ishte një luftë subversive kundër Buzhalës dhe Mirenës, RTK u dëmtua më së shumti
Profesori Milazim Krasniqi, thotë se ‘duhet të hetohet se si RTK u kompremtentua në një luftë subversive kundër gazetarëve Berat Buzhala dhe Ilir Mirena’. Ai thotë se dyshja është e njohur për ambicie në gazetari dhe ‘nuk ka njeri që mund të besojë se do të përfshiheshin në skema të tilla financimi’.
Krasniqi thotë se në gjithë këtë skandal, është komprementuar RTK-ja, gjë që thotë se ia humbi besueshmërinë televizionit publik.
“Skandali i fundit është ma shumë punë për prokurorinë dhe institucionet e drejtësisë sepse unë mendoj se aty ka një veprimtari subversive kriminale sepse të lansosh tekste të tilla në transmetuesin publik, pa asnjë fakt, pa asnjë burim, pa i konsultu ata që janë të atakumë, kjo nuk ka lidhje me profesionalizëm, me etikë mediale, kjo është bukfalisht luftë subversive ndaj ndaj mediave të tjera që në fakt nuk janë as media rivale sepse këto nuk janë televizione.
Kam bashkëndje me kolegët nga mediat Nacionale dhe Periskopi sepse bigari hak ju kanë ra në qafë me atë pashkville të poshtër dhe mendoj që këtu ka më shumë për prokurorinë dhe për ta zbërthy deri në fund sepse kjo nuk ka të bëj me media.
Së paku rregullat elementare të BBC-së, që i ka standardet më të larta të gazetarisë që ka, është me ua përcjell me thanë ata se çka mendojnë.
Duhet me kanë shumë naiv për me mendu se njerëzit që Berat Buzhala dhe Ilir Mirena, janë aq pak vizionarë që të hynë në skema të tilla të financnimit sepse i njoh që kanë ambicie afatgjate mediale, janë njerëz intelegjent, kanë karrierë.
Jam i bindun që ky ka qenë një problem ma shumë një farë miksture e shërbimeve edhe e kanë dëmtu shumë RTK-në. Në instancë të fundit, është dëmtuar shumë RTK-ja dhe ka komprementu standardet profesionale.
Kush financon dhe kënd e financon, është punë e shërbimeve inteligjente të shtetit. Na kemi Agjencinë e shtetit dhe me na mbrojtë prej inflirimteve armiqësore, jo vetëm në nivelin e mediave por në të gjitha rrjedhat e shoqërisë.
Na nuk guxojmë kurrë me i dhanë të drejtë vetit me spekulu në këtë drejtim.
Ajo që na takon neve, është me vlerësu produktin medial. Ajo bëhet nëpërmjet analizave, raportet, qysh seleksionohen ngjarjet, këto janë pjesë e diskutimit akademik, professional edhe vetë shoqatës së gazetarëve.
Kjo mënyra për me akuzu dhe kjo nuk është vetëm në këtë rast. Një frustrim të gjatë që ka ardhë në shoqërinë tonë, tash kanë fillu akuza të kësaj natyre secili kundër secilit, kjo krijon konflikte të brendshme dhe një shoqërie të vogël si neve nuk na duhet sepse paralizohesh përbrenda si shoqëri.
Një gjë që 24 orë në ditë, 7 ditë të javës duhet ta kemi parasysh është që Serbia është shtet armiqësorë dhe çdo mjet të mundshëm mund ta përdorë për destabilizim të Kosovës në çdo fushë.
Në këtë aspekt, kemi nevojë për qeveri më të përgjegjshme, më efikase, për shërbime inteligjente ma efikase, për me këqyrë me i neutralizu sulmet, luftën hibride që vjen nga Serbia, Rusia.
Përveç institucioneve shtetërore, besoj që duhet të kemi një lloj vigjilence qytetare, e në këtë aspect edhe një edukim medial, tha veç tjerash Krasniqi në emisionin ‘Majtas jo djathtas’.