Krasniq për bllokadën e Kuvendit: Kurti nuk i ka numrat, se po t’i kishte ky muhabet ish kry për 4 orë
Bllokada në Kuvend të Kosovës është si pasojë e Albin Kurtit që “nuk ka numra”, tha Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në “Pressing” të T7.
Po të kishte numra, “për katër orë i kryn krjet”, tha Krasniqi.
“Nëse ka numra për me bë shumicën parlamentare krejt këto për 24 orë ndodhin, sot mëngjese thotë po jap dorëheqje, vjen shtunën 10:00 e votojmë raportin, e japim betimin menjëherë e zgjedh kryetarin e Kuvendit, e thirr presidenten ia kërkon mandatin, e thirr seancën me 40 nënshkrime, ora 1 bëhet kryeministër.
Krejt ky muhabet 4 orë zgjatë kur i ka numrat, por nuk i ka numrat për këtë e ka blloku Kuvendin e janë duke kriju propagandë poshtë e përpjetë sepse nuk ka marrëveshje me askë, dhe është duke i mashtruar edhe deputetët e vet, se ata s’dinë një pjesë janë vetëm qaty”.
“A tutet prej drejtësisë, a tutet prej të bëmave që i kanë bërë. Apo me i kthy te rryma mafia energjetike ka me qenë trauma më e madhe që këtë qeveri s’ka me lëshu kurë, s’po du me paragjyku. Por, që nuk i ka numrat nuk i ka”, ka thënë Krasniqi.