Konjufca: Policia e Kosovës asnjëherë s'ka vepruar në veri për ta dëmtuar dikë në baza etnike - NACIONALE

Konjufca: Policia e Kosovës asnjëherë s'ka vepruar në veri për ta dëmtuar dikë në baza etnike

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka deklaruar se Policia e Kosovës në asnjë moment nuk ka kryer veprime me qëllim që të dëmtohet dikush në baza etnike, në dritën e qortimit të Shteteve të Bashkuara se "Policia e Kosovës po instrumentalizohet nga Qeveria".

“Në asnjë moment nuk mendoj që çfarëdo ndërhyrje e Policisë së Kosovës në pjesën e veriut të Kosovës është instrumentalizim i policisë për me dëmtu dikë në baza etnike. Mua më është dukur kështu. A e ka pasur cak ndonjëherë Policia e Kosovës, me ndonjë veprim te saj në atë pjesë të territorit, ndonjë civil, qytetar të thjesht serb, i cili nuk ka ra ndesh me ligjin. Në momentin kur do të vepronte Policia e Kosovës ashtu, atëherë veprimet i ka pasur për shkak të përkatësisë etnike të atij personi, jo për shkak që ka ra ndesh", tha ai në emisionin “DPT TE FIDANI”.

Lajme të ngjashme