Konflikti nisi në rrjete sociale, përfundoi me rrahje: Arrestohen dy të mitur në Malishevë - NACIONALE

Konflikti nisi në rrjete sociale, përfundoi me rrahje: Arrestohen dy të mitur në Malishevë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy të mitur janë arrestuar në komunën e Malishevës.

Shkak për këtë ishte fakti se dy të miturit e kanë rrahur fizikisht një tjetër të mitur bashkëfshatar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjithë rasti kishte nisur në rrjete sociale.

“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovar të cilët për shkak të një konflikti që kishin pas përmes rrjeteve sociale e kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre po ashtu i mitur i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme