“Komunikata” e KEK-ut, “Shushunjat” e Muratit, “Rrëshqimthi” i Gërvallës: A po ua shkruan Mihali shkrimet pushtetit - NACIONALE

“Komunikata” e KEK-ut, “Shushunjat” e Muratit, “Rrëshqimthi” i Gërvallës: A po ua shkruan Mihali shkrimet pushtetit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një mesazh të cilin e kishte siguruar Nacionale dëshmonte koordinimin deri në detaje të komunikatave që lëshoheshin nga ndërmarrja publike KEK me Dejona Mihalin. Urdhëri për deputeten Adriana Matoshi, se kur e çka të flas. Një shkrim i çuditshëm i Ministrit Hekuran Murati, para disa javëve, që s’shkroi për statistika e numra por për “shushunja”, si metaforë e opozitës, e një shkrim “ogurzi” për “dëshirën e vdekjes së djalit për inati të resë”, duke përmendur shprehje si “rrëshqimthi” nga drejtori i Televizionit Publik Rilind Gërvalla ka rritur dyshimet se prapa këtyre shkrimeve qëndron e gjithëpushtetshmja e VV-së, Dejona Mihali.

Krasniqi - Dejona

Në një prej bisedave të siguruara, Nagip Krasniqi, ish-kryeshef i KEK-ut i shkruan me mëngjes Mihalit.

E pyet nëse është zgjuar, dhe Dejona Mihali ia konfirmon se komunikata është në rregull.

“Dejona a je zgjuar”, i shkruan Krasniqi.

“Mirë është komunikata”, ia kthen ajo.

“Faleminderit. E procedova për publikim”, ia kthen Krasniqi më tutje.

Matoshi – Dejona

Në seancën e se enjtes të Kuvendit, gazeta Nacionale ka siguruar një komunikimi i në mes të deputetes së VV-së, Adriana Matoshi dhe Dejona Mihali, ku tregohet ndikimin e madh që kjo e fundit ka te deputetët e partisë në pushtet.

Mesazhet e kapura nga gazeta Nacionalin flasin për udhëzimet që deputetja Matoshi merr nga Mihali për të sulmuar në rrjete sociale gazetarin Ilir Mirena.

Madje, koordinatorja i tregon përfaqësueses së populli edhe kohen se kur duhet ta bëj postimin kundër gazetarit.

Në mesazhe, Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar analistin kosovar që ishte tallur me të.

“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”, thuhet në mesazhit e Mihalit për deputeten Matoshi.

Më pas, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.

Murati - Dejona

Në një postim në rrjetet sociale para disa javëve, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bëri një kritikë të pazakontë ndaj opozitës, duke i krahasuar me shushunjat. Postimi i tij ndezi rrufe reagimesh nga qytetarët, të cilët vërshuan postimin e tij me komente negative. Disa nga ta e pyetën ministrin nëse postimi është shkruar nga Dejona Mihali, koordinatorja e komiteteve në Vetëvendosje.

Murati e nisi postimin me një shpjegim të detajuar të shushunjeve, duke përshkruar natyrën e tyre parazitare. Duke u ndërlidhur me kartakterisikat e kësaj gjallese, ai kaloi në një sulm metaforik ndaj qeverive të mëparshme në Kosovë, duke i etiketuar ato si "kasta e vjetër zhvatëse".

"Hapësirën ku ngjitet ushujza, ajo e mpin ashtu që trupi të mos ndjejë dhimbje, dhe njëkohësisht e tajon edhe një lëng i cili e mundëson tëhollimin e gjakut, që të ushqehet më lehtë. Kur e heq ushujzën nga trupi, ajo len prapa një plagë të hapur, dhe për shkak të tëhollimit të gjakut, mund të ketë edhe rrjedhje të gjakut nga plaga. Ngjashëm, për 20 vite qeverisje të kastës së vjetër zhvatëse, Kosovës tonë i janë ngjitur me dhjetëra e qindra ushujza që vazhdimisht i kanë thithur gjakun për t’u ushyer për vete." - tha ai ndër të tjera.

Gërvalla – Mihali

“Kam përmendur rrëshqimthi përkitjet institucionale me AKI-në. Por, ata s’kanë ndikuar që ta publikojmë lajmin”

Kështu u lajmërua drejtori me librezë partie të Vetëvendojes në RTK, Rilind Gërvalla, duke u bërë i gjallë sërish për lajmin e rremë e të rrezikshëm kundër Nacionales dhe Periskopit të marrë (lexo: të porositur) nga portali boshnjak “Slobodna Bosna” duke mos u distancuar e kërkuar as falje për të.

Gërvalla – në dukje teksti pisket ‘autor, Dejona Mihali’, dhe i formuluar krejtësisht politikisht – hodhi vrer mbi mediat dhe gjithçka që s’përkon me pushtetin, Vetëvendosjen dhe zgjedhjet vendore; në veçanti duke u marrë me dyshimet që kohëve të fundit rëndojnë mbi AKI-në për përcjellje të gazetarëve nga një strukturë e posaçme e joformale përbrenda agjencionit.

Nuk ekziston bishë më e rrezikshme se shqiptari hakmarrës”, tha Gërvalla në një gjuhë morbide të zhanrit dejonamihal, duke e përgjithësuar këtë kategorizim për gjithkë që ka dalë kundër lajmit të-rremë-të-porositur te Slobodna Bosna.

Gërvalla u kërkoi, siç tha ai, “falje” AKI-së që i implikoi vetë në këtë situatë, ku në mbledhje të Bordit të RTK-së teksa po jepjte llogari kishte thënë se e ka marrë nga ta.

Më vjen t’u kërkoj sinqerisht ndjesë organeve të sigurisë pse goditen indirekt, për arsye timen... Sot ndiej megjithatë siklet e faj kur shoh se si keqpërdoret ajo aferë për të ushtruar qitje tinzare kundër AKI-së.”, ka shkruar Gërvalla, ndërsa e konfirmoi se e ka thënë “off the record”.

Vetë implikoi AKI-në, i regjistruar në procesverbal të mbledhjes së Bordit të RTK-së, tash drejtori partiak i RTK-së akuzon mediat për “implikim pa pikë turpi të AKI-së”.

Fjalë ka edhe për “besë” e për “kanun”.

Druaj se zgjedhjet do të ndikohen nga persona kundërthënës me portale të vetat, që s’kanë as besë as ndore kanuni”, ka shkruar Gërvalla.

Pastaj e vazhdoi me një leksion se si duhet lexuar një lajm në media. (Aha!)

Rikujtim: Pa asnjë fakt, provë, dëshmi, referencë, copë letre të prekshme, dokumenti, shifre, asgjë të matshme e të verifikuar, e madje as pa marrë palën tjetër në prononcim– por, thjesht me një burim anonim që thotë “na ka thënë një bashkëbisedues i yni nga Kosova” – Rilind Gërvalla ka dhënë lajm për “hulumtim” të një mediumi rekordthyes për lajme të rreme si Slobodna Bosna kundër Nacionales dhe Periskopit në lajmet e mbrëmjes në RTK dhe portal.

Lajme të ngjashme