Komunikata bosh e Presidencës për takimin me QUINT-in në dritën e raportimeve për “Statutin e Asociacionit” si kusht për KiE - NACIONALE

Komunikata bosh e Presidencës për takimin me QUINT-in në dritën e raportimeve për “Statutin e Asociacionit” si kusht për KiE

2 javë më parë

nga NACIONALE

Pesë aleatët kryesorë të shtetit të Kosovës (QUINT-i) sot takuan tre krerët e shtetit kosovar, takim për të cilën u tha fare pak në mos asgjë; përveç që temë ishte “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës”. Për këtë, përveç një fotografie nga Presidenca, s’janë deklaruar as Zyra e Kryeministrit dhe as nga zyra e Kryetarit të Kuvendit. Zero.

Ky takim erdhi në dritën e përfoljes edhe në prapaskena ditë-e-më-shumë që miratimi i draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe do të shënojë “litmus test”-in e përmbushjes së zotimeve të dhëna me shkrim nga tri institucionet më të larta të vendit: Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi.

Dhe kjo në periudhën prej 15 prill pasi të kalojë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së e deri në votimdin final të Këshillti të Ministrave të KiE-së më 16 maj, që është instanca e fundit vendimmarrëse dhe praktikisht në nivel qeverish.

Bashkimi Evropian si organizatë njëzet e shtatë shtetëshe, në një përgjigje dje për Nacionalen, na tha se shtetet anëtare më vete vendosin se a marrin si kusht ose jo miratimin e draft-Statutit të Asociacionit; por se si BE, sa i përket Asociacionin qëndrimin e kanë të kahershëm se përbën obligim ndërkombëtar për Kosovën.

U takon anëtarëve të Këshillit të Evropës që të vendosin për çështjet që lidhen me këtë organizatë, duke përfshirë anëtarësimin e saj”, ka thënë Lachana, duke shtuar se “pavarësisht nga diskutimet e KiE, BE-ja vazhdon të presë që të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së 2023... kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, që është mënyra më konkrete për të siguruar mbrojtjen e komunitetit serb të Kosovës”.

Amerikanët ka qenë më të hapurit se kjo – dërgimi i draft-Statutit për rishikim kushtetues – do të përbëjë kusht për anëtarësimin në KiE; me ambasadorin amerikan në Beograd i cili i vendos në ekuacion mes Nenit 4 dhe 7 të Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit.

Ndërkaq Gabriel Escobar u shpreh se “janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane...(i dyti) është Asociacioni”.

Për t’i qëndruar këtij shtegu paralalel – mes KiE-së dhe procedimit tutje të Asociacionit – ishte edhe Jim O’Brien, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, i cili në një telefonatë me Osmanin kërkoi Asociacionin ndërsa Osmani u shpreh se biseduan për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Analisti Burim Ramadani, i cili ka qenë edhe kryeinspektor i AKI-së pretendoi se gjatë kësaj jave vendet e QUNT-it do të ia prezantojnë Qeverisë së Kosovës kërkesën konkrete për anëtarësim në KiE.

Sipas tij, vendet perëndimore do të kushtëzojnë votimin në Asamblenë Parlamentare të KiE-së me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.

Pjesa që mund të ndodh dhe sipas gjitha gjasave gjatë kësaj jave është që QUNT-i do t`i paraqes Qeverisë së Kosovës kërkesën se procedimi i Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese është parakusht për votat në Këshill të Evropës. Kjo sipas gjitha gjasave do të mund të ndodh gjatë kësaj jave”, ka thënë Ramadani në emisionin "Pressing".

Në raportin (Opinionin) e Bakoyanis ajo e shkruan prerazi se vetë aplikimi i Kosovës, përkatësisht vetë konsiderimi nga KiE i aplikimit të Kosovës, “për herë të parë në histori të Organizatës, është bërë me lidhje direkte me një proces politik, i cili është në fascilitim nga një organizatë tjetër ndërkombëtare (BE)”.

E ky proces politik, thotë Bakoyanis, është Marrëveshja e Bruksel/Ohrit; “rëndësia e së cilës nuk mund të theksohet sa duhet” teksa i referohet Nenit 7 “të vetëmeanxhimit” për komunitetin serb krahas Nenit 4 nga i cili është argumentuar procedimi i aplikacionit për këtë anëtarësim në rend të parë.

Çka është më goditëse, Bakoyanis në pikën 39 ku ajo u drejtohet në raport Këshillit të Ministrave, përkatësisht vendimmarrësve finalë – ajo u drejtohet atyre që progresi drejt themelimit të Asociacionit “duhet të qëndrojë dukshëm lart në konsiderimim e ardhshëm të Komitetit të Ministrave për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës”.

Në këtë lexim, duke e dhënë (mos)suksesin për anëtarësim në KiE të lidhur me (mos)suksesin në zbatim të Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit, pikturohet qartë që Asociacioni veçse është ndjeshëm kusht kur raporti përfundimisht të hedhet në votim në Këshillin e Ministrave.

Lajme të ngjashme