Komandanti i KFOR-it: Situatë e qetë por e brishtë, po ndjekim çdo zhvillim nga afër - NACIONALE

Komandanti i KFOR-it: Situatë e qetë por e brishtë, po ndjekim çdo zhvillim nga afër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komandanti i KFOR-it, Ozgan Ulutash, duke folur për ngjarjet e vitit të kaluar në veri të vendit, ka ritheksuar se NATO ka dislokuar rreth një mijë trupa shtsë prej atëherë.

Ai ka thënë se kjo tregon që KFOR është gati të përshtatet me shpejtësi për çdo zhvillim të sigurisë.

“Ky zbarkim shtesë ka dëshmuar se ne jemi në gjendje të përshtatemi me shpejtësi dhe në mënyrë efektive me çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë”.

“Ai ka kontribuar gjithashtu për ta bërë praninë tonë në terren edhe më të dukshme dhe fleksibile, siç dëshmohet nga fakti se ne kemi trefishuar patrullimet tona, veçanërisht përgjatë Vijës Kufitare Administrative.” – ka deklaruar ai.

Ulutash është shprehur se situate është e qetë, por e brishtë. Prandaj, sipas tij, çdo zhvillim po ndjeket nga afër.

“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. Prandaj, ne jemi duke ndjekur nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës, përmes një qëndrimi të dukshëm dhe fleksibil, me patrulla të rregullta dhe angazhime me komunitetet lokale.” – tha ai, sipas “Klan Kosova”.

Lajme të ngjashme