Kimete Berisha thotë se Osmani provokoi luftë për çantën e saj: Çfarë ka për të fshehur aty?
Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka shkruar në lidhje me incidentin në aeroportin e Maqedonisë së Veriut, ku presidentja Vjosa Osmani u pengua nga një zyrtar i aeroportit.
Në lidhje me këtë, Berisha ka pasur kritika të ashpra ndaj Osmanit.
Sipas Berishës, Osmani provokoi luftë.
“Provokoi luftë!
E patë se si nga mendjemadhësia provokoi të vriten njerëzit për çantën e saj në aeroport.
Të kishte veç pak takt s'do ta kishte bërë punën t'ia çelnin çantën, por do ta çilte vet! E çel njeriu çantën kur e sheh se s'bën pa u çelur.
Të ishte normale s'do ta bënte veten ta shtynin zyrtarët e aeroportit si cuklën” – ka shkruar ajo, ndër të tjera.