Kica-Xhelili i përgjigjet Çekut të VV-së: Bëjeni Qeverinë, a jeni fitues?
Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku, i cili sot e ka kritikuar Lumir Abdixhikun.
Ajo ka bërë me dije se qëndrimi i LDK-së për koalicionet është i qartë për ata që duan të kuptojnë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Kica-Xhelili ka shkruar LDK-ja me vullnet të mirë qëndron në opozitë.
“Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta? Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË! LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë! LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta!”, ka shkruar ajo.