“Këto janë mashtrime”: Gardiani që u akuzua nga Gashi e Sallahu demanton deklaratat e tyre rreth rastit Dehari - NACIONALE

“Këto janë mashtrime”: Gardiani që u akuzua nga Gashi e Sallahu demanton deklaratat e tyre rreth rastit Dehari

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-gardiani i qendrës së Paraburgimit në Prizren, Samir Elmazi, ka demantuar deklaratat e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi, në lidhje me rastin e Astrit Dehari.

Insajderi raporton se ka biseduar me Elmazin dhe se ky i fundit, ka thënë se nuk ka ikur nga Kosova, ashtu siç u akuzua nga zëvendësministri Sallahu.

Sa i përket deklaratës së zëvendësministrit Sallahu, me vjen keq që në Kosovë ka një zv ministër të tillë i cili del dhe thotë që një gardian ka ikur në Amerikë i cili ka qenë në qendrën e paraburgimit në Prizren në rastin Dehari. Unë kam transferuar me qindra të burgosur. Sa i përket ardhjes sime në Amerikë, ka qenë për një të ardhme më të mirë. Ka ardh si një pasoje e vetë-dëshirës sime.” – tha ai.

Po ashtu, Elmazi ka demantuar deklaratat e Tomë Gashit, se është marrë në pyetje me kërkesë të avokatit.

Edhe Tomë Gashi ka dhënë një deklaratë se kishe pas 6 viteve jam marr në pyetje, Avokat Tomë Gashi dhe le ta din krejt Kosova që intervistën time që e kam dhënë si dëshmi në polici e kam dhënë në vitin 2016 si dëshmitar si gardian. Ministri e din që unë jam marr në pyetje për herë të dytë kur e ka marr lëndën Prokuroria Speciale në qershor të viti 2022. Këto janë vetëm mashtrime e trillime që nuk e di se çfarë janë duke kërkuar këta.” – tha ai.

Ndërkaq, Sallahu raportohet të ketë thënë që gardiani, në këtë rast Elmazi, që ishte në autoambulancë me Astrit Deharin, është marrë në pyetje vetëm gjashtë vite pasi ndodhi rasti.

Nuk ka një hetim adekuat lidhur me rastin. Një gardian që ka qenë në autoambulancë bashkë me Astrit Deharin kur është bart nga burgu në spital, është marr në pyetje pas 6 viteve nga prokurori përkatës pasi avokati e dërgon emrin e atij personi në prokurori. Prokuroria e thirr dhe ai tashme ka fituar një Green Card dhe është në Florida pasi ka ndodhur rasti. Pra ka dyshime jashtëzakonisht të mëdha.” – ka thënë ai në ATV.

Lajme të ngjashme