Këshilltari i Bislimit rendit 15 obligimet e shkelura të Serbisë: Kur do reagojnë ndërkombëtarët për këtë? - NACIONALE

Këshilltari i Bislimit rendit 15 obligimet e shkelura të Serbisë: Kur do reagojnë ndërkombëtarët për këtë?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

Kadiu ka kundërshtuar deklaratën e Vuçiqit, i cili tha se "Serbia ka qenë gjithmonë një partner konstruktiv, konsistent dhe i qëndrueshëm në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me ruajtjen e stabilitetit në rajonin e të gjithë Ballkanit", duke renditur disa fakte të 'angazhimit' të shtetit serb në kundërshtim me deklaratat e Vuçiqit.

Ai gjithashtu reagoi ndaj deklaratave të Vuçiqit se "Prishtina duhet t'i plotësojë përfundimisht detyrimet dhe të formojë Asociacionin në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit". Ndaj kësaj, këshilltari i Bislimit listoi 15 obligime që, sipas tij, Serbia ende nuk i ka plotësuar.

Kadiu e përfundoi reagimin e tij me pyetjen se kur do të reagojnë bashkësia ndërkombëtare ndaj kësaj qasjeje të Serbisë.

"Këto veç për të përmend disa prej tyre, shkelje ka edhe më shumë. Kur do reagojnë ashpër ndërkombëtarët për këtë "konstruktivitet"?", - tha ai.

Lajme të ngjashme