KDI: Mbyllja e seancës së sotme nga Avni Dehari përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare - NACIONALE

KDI: Mbyllja e seancës së sotme nga Avni Dehari përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive për mbylljen e seancës se sotme parlamentare.

Përmes një komunikate për media, KDI ka vlerësuar se mbyllja e seancës nga deputeti i VV-së përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare.

Sipas KDI-së, një veprim i tillë cenon seriozisht legjitimitetin e procesit.

“KDI vlerëson se mbyllja e sotme e seancës konstituive nga ana e Kryesuesit të saj, deputetit Avni Dehari, përbën shkelje të rregullores dhe praktikës parlamentare, pasi ajo u ndërpre pa u realizuar votimi për raportin nga Komisioni i Përkohshëm dhe pa u konsumuar asnjë nga pikat e rendit të ditës. Një veprim i tillë, që anashkalon procedurat pa vendim formal të Kuvendit, cenon seriozisht legjitimitetin e procesit dhe i shton më tej paqartësitë rreth funksionimit të seancës”, është thënë në komunikatën për media të KDI-së.

Lajme të ngjashme