KDI: Komisioni Hetimor për rezervat përfundoi mandatin ende pa filluar punën - NACIONALE

KDI: Komisioni Hetimor për rezervat përfundoi mandatin ende pa filluar punën

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Demokratik i Kosovës përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se Komisioni për rezervat shtetërore ka përfunduar mandatin ende pa filluar punën. Komision ky që u themelua pas publikimit të hulumtimit në Nacionale, ku u shfaqën shumë dyshime për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Sipas kësaj Komunikate që nga vendimi i Kuvendit, Komisioni është ndeshur me vështirësi për t’u funksionalizuar. Deputetët e shumicës parlamentare, me pretekstin e “mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare” nga subjektet opozitare, për më shumë se dy muaj, bojkotuan mbledhjen themeluese duke pamundësuar fillimin e punës së komisionit. Për më tepër, qasja e tyre edhe pas fillimit të pjesëmarrjes në mbledhje ishte penguese dhe në thelb joprofesionale.

Në komunikatë gjithashtu sqarohet se me këtë çështje, pa të rezervave shtetërore po merret edhe Prokuroria Speciale, e se me Ligjin për Hetim Parlamentar lejohet zgjerimi i kohës (më shumë se 6 muaj) për komisionin. Por që duke parë rrethanat, pra, joprofesionalizmin e politizimin, nuk shihet e arsyeshme qe këtij Komisioni t’i zgjatet mandate.

E plotë:

Në seancën e 21 shtatorit të vitit 2023, me kërkesën e 41 deputetëve opozitarë dhe votën e 69 deputetëve, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për të hetuar dyshimet mbi aferën korruptive në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, e njohur si "Rezervat shtetërore”. Që nga vendimi i Kuvendit, Komisioni është ndeshur me vështirësi për t’u funksionalizuar. Deputetët e shumicës parlamentare, me pretekstin e “mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare” nga subjektet opozitare, për më shumë se dy muaj, bojkotuan mbledhjen themeluese duke pamundësuar fillimin e punës së komisionit. Për më tepër, qasja e tyre edhe pas fillimit të pjesëmarrjes në mbledhje ishte penguese dhe në thelb joprofesionale.

Ngjashëm, në dëmtimin e cilësisë se punës hetimore të këtij Komisioni, ka ndikuar edhe qasja e deputetëve opozitarë e mbizotëruar nga politizimi. Me gjithë faktin që Komisioni ka mbajtur 10 mbledhje, puna e tij në asnjë periudhë nuk ka përkuar me synimet e realizimit të një hetimi objektiv të bazuar në fakte, pasi ishte tërësisht e dominuar nga tendencat partiake dhe akuzat e ndërsjella. Diskursi brenda komisionit ishte i rënduar me cilësime politike jo-parlamentare ndërmjet deputetëve dhe rrallëherë në frymën e trajtimit të temës për të cilën ky komision ishte formuar, pra hetimin e dyshimeve për korrupsion me rezervat shtetërore.

Sot kur Komisionit hetimor parlamentar i përfundon mandati, ai akoma nuk ka arritur të ndërtojë një plan të mirëfilltë të punës, pra nuk ka arritur të filloj hetimet, fazë kjo që në Ligjin për Hetim Parlamentar vlerësohet të jetë faza fillestare e punës hetuese. Për më tepër, tani kur kjo çështje është duke hetuar edhe nga Prokuroria Speciale, jo serioziteti, diskursi politizues dhe profesionalisht i mangët i këtij komisioni mund të cenoj vetë procesin hetues.

Ligji për Hetim Parlamentar përcakton mundësinë e zgjatjes së mandatit të një Komisioni Hetimor edhe pas periudhës hetuese të kufizuar në afatin 6 mujor. Porse, në kontekstin e Komisionit Hetimor për Rezerva Shtetërore, duke analizuar praktikën e deritanishme të vendosur përgjatë punës së këtij komisioni dhe faktin se lënda tashmë është në hetim nga organet e drejtësisë, mundësia e vazhdimit të mandatit vlerësohet jo e arsyeshme dhe jo produktive.

Lajme të ngjashme